Frederik Ndoci: Fëmijët Janë Dhuratë Nga Zoti
25-8-2012
Një nga artistët shqiptar, i cili ka ditur që me artin dhe karizmën e tij, të jetë një nga më të preferuarit edhe në ditët e sotme. Këngëtari dhe aktori i njohur Frederik Ndoci vjen në një rrëfim special për suplementin "THASH&THEM" ku tregon për lindjen e djalit të tij Nikolo, marrëdhënies me vajzat e tij në SHBA dhe familjen e re të konsoliduar tashmë. Gjithashtu ai lë të hapur mundësinë për të shtuar familjen e tij edhe me fëmijë të tjerë përveç Marilusë dhe Nikolosë së vogël. Ndoci nuk lë pa treguar dashurinë e tij të pafundme për artin dhe muzikën si dhe rikthimin e tij në skenat shqiptare.
Prej pak kohësh jeni bërë babai i një djali, çfarë mund të na thoni në lidhje me lindjen e tij dhe për javët e para të ardhjes në jetë?
E vërtetë është që para 4-javësh Zoti më gëzoi për të katërtën herë si baba, kësaj radhe duke i shtuar motrave një vëlla, të cilin e pagëzuam me emrin Nikolo. Sigurisht që çdo çift është i mbushur me emocione, sidomos kur nuk ke qejf të marrësh vesh gjininë e bebit që në bark të nënës. Këtë gjë e kemi aplikuar edhe me shtatzëninë e Marilusë, por këtë herë ishim më të impenjuar me shëndetin e mamasë së bebit, pasi shtatzënia ishte me pak komplikacione sidomos një gjumësi e Alisës deri në shqetësim, por që mjekët pasi i një sy analizave të shpeshta më qetësonin se nuk ndodhte asgjë e jashtëzakonshme, pra gjithçka ishte në rregull. E kështu ditët vijonin njëra- tjetrën, derisa me datë 24 vendosëm që të ishte ditëlindja e bebit.
Si çdo baba shqiptar edhe ju e kishit të rëndësishme lindjen e një djali?
Unë shqiptar jam, por jam njeri shqiptar në atdhedashurinë të cilën e kam në ekstrem, përsa i përket qënies njerëzore që vjen në jetë është një dhuratë që t'a bën i Madhi Zot, kështu që zbehet pak miti shqiptar që na duhen meshkuj. Kam disa falenderime që me duart drejt qiellit dhe sytë e përlotur i drejtohem atij që ma bëri këtë dhuratë,në radhë të parë falenderoj Zotin që shkoi çdo gjë mirë, djali erdhi i shëndetshëm dhe Alisa shpëtoi, pastaj falenderoj që ishte djalë. Në fakt babai im Kola, u gëzua më shumë seç duhet, pra ai vazhdon në mentalitetin e të qenit shqiptar të llojit që ju m'a bëtë pyetjen. (qesh)
Kush e përzgjodhi emrin e djalit dhe çfarë domethënie ka?
Që në shtatzëninë e parë nga që nuk dëshironim të dinim për seksin e fëmijës, për këtë arsye kishim përgatitur dy emra, pikërisht këta që ju njihni tashmë. Ndërsa para se të lindte Nikolo përgatitëm edhe një emër bebi femër, pasi ndoshta Marilu mund të bëhej me motër, pasi femra e ka të domosdoshme. Emri i Marilu-së është bashkimi i dy emrave Maria , e cila është nëna ime dhe Luiza që ishte tezja e Alisës, e cila bëri gjithçka që ajo të mbaronte fakultetin në periudhën më të vështirë në vitet 1991-1995. Ndërsa Nik ishte babai i Alisës, i ndjeri Besniku të cilin të gjithë e thërrisnin "Nik" iu shtua edhe emri i babait tim Kol dhe kështu erdhi Nikolo. Besoj se është një ndër emrat më të vjetër shqiptar, rreth 1700 vjeçar.
Po përsa i përket vajzës suaj të vogël, Marilu, është bërë ndopak "xheloze" për vëllain mëqe përkujdesjet tashmë janë më të shumta për të?
Që në fillim të shtatzënisë, i pari shqetësim për ne ishte që dalëngadalë t'ia bënim të ditur Marilusë për ardhjen pak të përshpejtuar të një bebi, vështirësia ishte se nuk ia thonim dot nëse ishte vëlla apo motër. Kështu çdo ditë sapo zgjohej, Marilu puthte barkun e Alisës duke thënë "topi e beba". Çdo lodër që i blinim bënim sikur ia kishte dërguar nga larg bebi që së shpejti do të vinte. Ditën kur Nikolo erdhi në jetë e dërgova në maternitet dhe kurioziteti i saj ishte bebi dhe jo të shihte mamin, e cila kishte vetëm disa orë që mungonte. E pamë se si u bë në fytyrë pasi bebi ishte në një krevat me xham i rrethuar nga përkujdesje të shumta, e sigurisht në zemrën e vogël të saj diçka trokiti, ndoshta edhe me sens negativ, por që papritur më tha babi dua të shkoj në shtëpi, kërkesë që ia plotësova pas 10 minutash.Kur bebi erdhi në shtëpi, e para ishte vajza që e preku tek pragu i derës. Kishte ditë që diçka më shumë kërkonte nga ne, ndoshta një dopio përkushtim, dhe ne ia plotësuam të gjitha kërkesat derisa tani është e para që e puth në mëngjes, dhe jo një puthje por disa, dhe sapo djali lëviz ajo rend si një aktore në rolin e lajmëtarit dhe më shumë seriozitet dramatik na thotë: "Babi, mami, Nitolo api sytë, -apo: -"Nitolo po qan", etj. Pra tani jam i sigurt që edhe ajo e ndjen praninë e një qënie tjetër në mesin tonë dhe e kupton se është edhe pjesë e saj.
Sa e ndihmoni bashkëshorten tuaj në kujdesin e fëmijëve?
Në 2012-n nuk besoj se ka akoma njerëz të qytetëruar, që kur ke në shtëpi një fëmijë të sapo lindur, një grua të sapo bërë operacion , dhe një fëmijë që akoma nuk i ka mbushur dy vjeç, të mos bëjë sikur edhe sadopak diçka për t'i ardhur në ndihmë situatës dhe familjes. Ndërsa në rastin tonë, të ndodhur vetëm ne të katër, nuk mohojmë edhe ndihmën e njerëzve që na rrethuan dhe që sinqerisht na u gjendën. Iu përvesha punës duke përfituar edhe nga fakti që nuk kisha bërë asnjë kontratë për koncerte që në 10 ditëshin e fundit të korrikut e gjer në javën e parë të gushtit. Pra, isha i përkushtuar kokë e këmbë për të mos ndjerë as Marilu mungesën e mamit, as Nikolo, as mami mos t'a ndjente veten të dëshpëruar pasi fizikisht është e pamundur të përballosh situata të tilla.
Mendoni të keni fëmijë të tjerë në të ardhmen?
Plane për fëmijë zakonisht bëjnë vetëm paganet. Njerëzit që besojnë në Zot zakonisht thonë faleminderit Zot për gjithçka që sjell. Nuk e patëm në plan t'a fillonim Nikolon, por sinqerisht erdhi tamam si një "Dhuratë e Zotit". Nëse prap ndodh edhe 100 herë ne nuk jemi vrasës as unë e as Alisa, kështu që sofra le të mbushet më ëngjëj. Motoja e ime është: "Fëmijët i bën Zoti, por më ndihmën tonë sigurisht".
Si është marrëdhënia juaj me vajzat tuaja më të mëdha?
E si mund të jetë marrëdhënia mes fëmijëve me prindër të ndarë? Unë kam zgjedhur largimin pas divorcit që erdhi si shkak i kërkesave pak esktravagantë në kuptimin e lirisë individuale në kushtet e një botëkuptimi të caktuar nëse i referohesh nga vjen dhe i një zgjedhjeje moderne nga ke vendosur të shkosh. Pra ekzistenca ime pranë qytetit shtetit ku gruaja, për një palë dokumenta për leje qëndrim në USA, pretendonte se ish-burri i saj ishte një "serial killer",mos harro se ishte viti 1997 dhe lajmet në USA ishin se shqiptarët çdo ditë vriteshin me dhjetëra në ditë nga zbrazja e depove të armatimit ose e ashtuquajtur nga kodi civil, armbajtja pa leje. Për autoritetet amerikane ishte më e lehtë të besonin fjalët e çdo gruaje se sa ndershmërinë e vërtetësinë e fakteve. Pra, u detyrova të lë perëndimin e USA-s, California-n dhe të shpërngulesha në lindje në New York. Me vajzat fillimisht lidhja ishte mjaft e vështirë, pasi nuk kisha të drejtë as t'i shqetësoja në telefon. Unë asnjëherë nuk zgjodha mënyrën për të bërë të ditur shkakun e vërtetë të ndarjes sonë, mendoj se një ditë ata do t'a kuptojnë dhe do ta marrin vesh të vërtetën. Tani me Klean komunikoj më shumë se me Flodian, pasi ajo ka ndërtuar familjen e saj. Si çdo çift i ri ka nevojë për relaks. dhe qetësi, ndërsa Klea është e pavarur jeton vetëm në San Diego dhe merret me art, këngë dhe aktrim. Është më e mundshme për t'u lidhur me të.
Le të rikthehemi tek muzika. Është në planet tuaja të afërta ndonjë projekt i ri muzikor?
Unë çdo ditë nuk rresht së punuari me krijimtarinë time, sapo mbarova një këngë për artistin Pjetër Gaci, po përgatitem për festivalin e këngës popullore qytetare në RTSH , sigurisht që më kap vrulli prap për të marrë pjesë në aktivitete të tjera kompetitive. Megjithatë, pavarësisht se është një popull i tërë që më do dhe më respekton pa dallim krahine moshe, ekziston edhe reaksioni "anti Frederik" .
Si e shihni evolimin e muzikës në Shqipëri, duke pasur parasysh që edhe numri i këngëtarëve është shumëfishuar. Mendoni se kjo e ndihmon apo e pengon zhvillimin e muzikës në vend?
Më përpara sasia sillte edhe cilësi në një farë mënyre, por tani ka ardhur koha e të kuptuarit të profesionalizmit dhe aftësisë, pra dallimi mes madhësisë së gurëve dhe të kokrrizave të rërës. Ky është edhe dallimi mes artistëve të vërtetë dhe atyre krejt amator. Nuk ka se si të zhvillohet muzika në një vend si Shqipëria, ku kemi një vend fqinjë si Greqia, ku kishte më shumë këngëtarë se popull disa vite parë. Pse duhej që në një buzuk këngëtari të paguhej më shumë se një këngëtar profesionist në Francë, Spanjë apo Itali? Pra këngëtarë të prodhuar vetëm për vendas ose e shumta edhe për refugjatët e shkretë shqiptarë, që po t'u shohësh kronikën e artit në Facebook e tyre kanë fans disa këngëtarë dhe artistë grek që as vetë grekët nuk i njohin, për shkak se sasia zvogëlon informacionin.Kështu që vërtet sot kushdo që hyn në studio mund të realizojë studioja një këngë, por harron se ai ose ajo këngëtare ka për të kënduar ndonjëherë edhe live.
Po përsa i përket kompeticioneve të ndryshme të realizuara në Shqipëri, mendoni se vlerësimet e tyre janë të drejta?
Ngaqë rinia nuk është e denjë të ketë informacion të gjerë, kënaqet me çfarë u serviret. Mjafton që në një emision televiziv konferencieri të thotë se këngëtari apo këngëtarja paraqitet një vokal nga më të përkryerit qiellor apo disa terma si këto dhe rinia i merr për të mirëqëna. Më pas është po vetë ajo rini që tradhëtohet nga aftësia e munguar e këngëtarit që zgjedhin. Kompeticionet janë bërë shumica për të grumbulluar të ardhura nga injoranca e atyre që besojnë se janë shumë të famshëm dhe që mund të bëhen të famshëm në tërë dheun, ëndrrat e tyre mbarojnë me të mbaruar kompeticioni, më thuaj një aktivitet ku vërtet çmimi u dha në mënyrë të drejtë. Kënga e Ronës ishte mjaft interesante dhe me meritë, por kënga e renditur e dyta nuk ishte për t'u renditur aty ku e renditën apo e treta e me radhë. Po kështu edhe në "Kënga Magjike" po ashtu edhe në "Top Fest" apo në "The Voice" e "X- Factor" e me radhë në të gjitha pothuajse.
Sa hapësirë zë arti aktualisht në jetën tuaj?
Është një pyetje që pafundësisht mund të mos kisha as kohën e galaktikave për t'iu përgjigjur. Arti në tërësinë e vet për mua është jo vetëm adrenalina, jeta, frymëzimi, arsyeja përse jetoj, frymëmarrja,lotët, lutjet, dashuritë, lindjet dhe vdekjet, dita dhe nata çdo gjë për mua është e krijuar me art jeton artistikisht. Arti është vetëm një vazhdimësi e përsosmërisë së ekzistencës së materjes deri në shndërrimin në apokalips të saj.
Keni nostalgji për aktrimin?
Aktrimi është një ndër dhembjet e një rrënje dhëmballe të mbetur në imagjinatë, dikur kinoprovat për një rol të vetëm, bëheshin me disa aktor, ndërsa tani krejt filmi bëhet me disa aktor, ku pjesërisht janë të njëjtët, pasi tema e filmit tashmë është shumë e ezauruar ose e përsëritur atëherë interesantja është të shohim sa është plakur x apo y aktor. Mbetem gjithnjë në mendimin se është arti që e kam thënë fjalën time por perciptazi, ndoshta me figura të krijuara me zhdërvjelltësinë time për të sjellë një njeri që nuk e di si e ka të ardhmen, kështu ishin në përgjithësi rolet e mia në të gjitha 6 filmat pothuajse. Mbetem gjithnjë në të njëjtin stacion pritjeje për një rol të mundshëm që ndonjëherë mund të më ofrohet.
Në fakt ka qenë aktrimi një fushë ku do të dëshironit të zhvilloheshit më shumë?
Sigurisht që ka qënë aktrimi, por meqë kam edhe shumë pak videoklipe, e këta më shumë i kam realizuar jashtë Shqipërie në Itali e Spanjë kryesisht, atëherë kur artistët tanë të mëdhenj si dhe ishin për të mbaruar xhiron e për t'u bërë gati për Shqipëri, për të konsoliduar me të drejtë apo pa të drejtë pozicionet e tyre si korifenj të artit të periudhës së tranzicionit dhe e lëvizjeve të mëdha pas viteve 90`, ku nuk mbeti njeri pa u bërë artist, bile 2 milionë ushtarët e regjimit monist u kthyen në 2 milionë artistë dhe këngëtarë në demokracinë e re.
Sa besoni në mrekulli?
Verbërisht pa asnjë dyshim...
Iu kemi parë që jeni mjaft i dhënë pas fesë, sa vend zë ajo në jetën tuaj?
Aq sa duhet të zërë vend në jetën e çdo krijese në këtë rruzull.Unë shpesh i sillem qiellit duke fshirë lotët e mirënjohjes për të mirat që një nga një po mi sjell tani në vitet e rëndesës gri. Shpesh duke e mos e kursyer pyetjen "Çfarë të mire paskam bërë o Zot që po mi sjell gjithë këto dhurata?"
Cili është ndonjë pasion i fshehtë i juaji për të cilin publiku nuk është në dijeni?
Shahu dhe tenisi, proza, biografia e jetës sime në detaj.
Ku i keni kaluar pushimet këtë vit?
Në pritje të Nikolo-s. Në shtëpi shumicën e kohës. Pushimet nuk kalohen vetëm në muajt qershor, korrik, gusht, në botë janë 1 muaj, mjafton që ke kohë dhe para dhe pushimet janë aty.
Sa të veçanta ishin ato?
Më sollën Nikolon shëndoshë e mirë dhe Alisa pa asnjë komplikacion.
Do të keni ndonjë projekt artistik në bashkëpunim me motrat tuaja?
Gjithnjë prespektiv e hapur, por konkretisht kur, është e vështirë të përcaktohet.
Kur do të shohim një rikthim të afërt të Frederik Ndocit në skenat shqiptare?
Çdo muaj, çdo javë kam qenë që në janar të këtij viti dhe kështu do jetë sa të kem frymë e sa njerëzit të më duan dhe respektojnë.

(XHULIA KARAVELLA /Thash&Them)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0