TEKSTESHQIP

Free Mc's
Unë Jam I Pari
Lyrics

21 vjet dhe prapë jam këtu dhe prapë jam i pari!
Unë isha i pari që shkrepi shkëndijën, nga unë nisi zjarri!
Si unë s'ka të dytë dhe vendin që kam askush s'mund t'a marri,
se emrin e shkrova atje ku nuk fshihet,me shkronja prej ari!

Paranë asnjëherë s'e lakmoja,
Paraja më erdhi si lumë,
për para asnjëherë s'ish nevoja
por ishte shpërblimi për gjithë atë punë!

Nuk eca me rrymën, krijova një rrymë,
nuk eca me erën,
jam era që fryn
Dhe fryma që solla jeton, nuk u zhduk,
se jam fenomen dhe jo një produkt!

Refren:
Ata që ndihmova që dorën u dhashë të bënin sukses,
ata më tradhëtuan, pas shpine qëlluan, më prenë në besë!
Unë shihja njeriun, vlerësoja talentin, nuk pashë interes,
dhe shpirtin tu jepja në treg do ta nxirrnin të bënin biznes!

Nuk kam konkurent dhe fjalën respekt e kam të fituar!
Unë jam Free Mc, i bëj vetes vend kudo që kam shkuar!
Ç'do këngë bëhet hit, çdo hit bëhet trend, e keni dëgjuar,
askush nuk u gjend, nuk ngjaj me askënd, jam unifikuar!

Ne rrugën e gjatë të suksesit,
mbas netve të gjata pa gjumë,
Nuk doja të bëja të fortin
por më të fortët i ula në gjunjë!

Nuk eca me rrymën krijova një rrymë,
nuk eca me erën jam era që fryn,
dhe fryma që solla jeton nuk u zhduk,
se jam fenomen dhe jo një produkt!

Refren(x2)
Ata që ndihmova që dorën u dhashë të bënin sukses,
ata më tradhëtuan pas shpine qëlluan më prenë në besë,
unë shihja njeriun, vlerësoja talentin, nuk pashë interes!
Dhe shpirtin tu jepja, në treg do ta nxirrnin të bënin biznes!!
INFO
Nuk është i një rëndësie dytësore fakti që ky projekt finalizohet tek audienca i kompletuar me një videoklip, i cili është punuar nga Cinefocus GT. Ky videoklip u publikua më 30 Korrik 2021. Autor i muzikës është Gentjan Llanaj, tekstin e shkroi Romir Llanaj, ndërsa autor i orkestrimit rezulton të jetë Bledi Telha.
Rryma muzikore:
Hip-Hop
Renditja:
Top 200