>
BIOSHQIP

Ganimete Abazi (Ganja): Forca Ime Janë Zoti Dhe Talenti

15-03-2013
Ajo është një nga zërat më të mirë në muzikën shqiptare dhe sapo ka sjellë projektin e saj më të ri, një superbaladë dhe një video intersante.

Është fjala për këngëtaren Ganimete Abazi-Ganja, e cila e ftuar në “Pro Shqip” në Top Kosova Radio ka treguar se ia vlen të realizosh një duet të bukur me këngëtarin Kolë Oroshi “Forca e fatit” dhe shkruar nga Ilir Berani, nga muzikanti i cili është gjithmonë forca që ajo beson për një hit të ri.

Por Ganja ka treguar se forca e një këngëtareje të sukseshme është Zoti dhe talenti, ndërsa artistja ka tashmë gati edhe këngën më të re me titull “Shko”, një këngë shumë ritmike ku do ta lancojë së shpejti edhe me video.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Ganimete Abazi (Ganja): Forca Ime Janë Zoti Dhe Talenti