Më mbaj mend (për 1 muaj)


2 Fjalë Për Klipin E Ri “Hapi I Parë” Nga Ganja


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[19-01-2014]
Bashkëpunimet mes këngëtarëve nuk kanë të ndalur, tani dy këngëtarët Ganimete Abazi dhe Kolë Oroshi kanë bashkuar për të sjellë një duet të ri, të titulluar “Hapi i parë”. Kënga bashkë me videoklip janë plasuar dje mbrëma dhe dyshja pret suksese në bashkëpunimin e tyre të parë.

“Bashkëpunimi me Kolën lindi nga kompozitori Ilir Berani me të cilin kemi parë talentin e Kolës, një këngëtarë me një vokal fantastik i cili duhet të dalë në pah. Prandaj duhet t’u japim përkrahje këngëtarëve të rinj”, ka thënë ajo për “Zëri”. Orkestrimi i këngës është bërë nga Ardian Kastrati, ndërsa videoklipi është i përgatitur në Tiranë nga “Max Production”. “Kjo këngë ka një temë shumë të veçantë që prek shumë zemra dhe për atë ka një titull shumë të veçantë, që do të thotë se njëri nga ata duhet të marrë hapin e parë për ndarje. Pres suksesin e radhës edhe në këtë projekt”, shton ajo.

Edhe këtë projekt sikurse të tjerët Ganja e ka realizuar pa ndonjë sponsor, për të cilët thotë se është vështirë të gjenden. “Kemi shpenzuar mjaftë shumë të holla në këtë projekt, sponsor nuk kemi dhe është mjaftë vështirë të gjenden”, thekson ajo. Përveç sukseseve në këngë të cilat këngëtarja është duke i arritur edhe gjatë këtij fillimviti, shpreson të ketë sukses edhe në zgjedhjen e fatit. “2014-ta mund të më sjellë befasi të shumta duke përfshirë edhe sferën e dashurisë”, shton ajo.

Ganja jashtë këngës merret me studime, në të ardhmen ajo planifikon të sjellë edhe disa këngë e klipe të reja. Thjeshtësia, modestia dhe hareja janë tiparet që këngëtaren e bëjnë një person të veçantë në skenën muzikore.
 (Zëri)

      Ganimete Abazi (Ganja) - Hapi I Pare (Feat.Kole Oroshi) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet