TEKSTESHQIP

Ganja: “Nuk Jam Duke U Martuar“

13-3-2014
Ganja: “Nuk Jam Duke U Martuar“
Që nga mëngjesi i djeshëm ka marrë telefonata të shumta për të kuptuar rreth martesës. Mirëpo "martesa" e saj siç thotë edhe vetë Ganja është vetëm një spekulim nga njerëz të pandërgjegjshëm të cilët me anë të këtyre formave po mundohen të prekin jetën private të këngëtares. Ganja me të kuptuar këtë thashetheme është ndjerë keq.

"Në mëngjes kanë filluar thirrjet e shumta nga miqtë e mi, të cilët më pyesnin për martesën, mirëpo unë nuk dija asgjë. Nuk dija se dikush ka spekuluar për këtë martesë e cila nuk do të ndodhë tani për tani. Dua ta demantoj këtë shpifje të bërë nga njerëz të pandërgjegjshëm të cilët merren vetëm me thashetheme. Unë jam një person që jetën private dua ta mbaj private, por megjithëkëtë në momentin që do të jem e gatshme dhe e sigurt në një lidhje, do të flasë hapur në publik e posaçërisht do të flas për adhuruesit e mi, por tani për tani nuk ka të bëjë asgjë me martesën përderisa të ardhmes nuk i dihet", ka thënë ajo.

Ganja aktualisht po merret me projekte të reja, të cilat shumë shpejt do t’i sjellë në treg. "Kam nisur një baladë të re, të cilën jemi duke e përgatitur me Ilir Beranin. Balada do të ketë edhe videoklipin, që do ta punoj në Kosovë", u shpreh në fund Ganja.
(Zëri)

Komente 0