TEKSTESHQIP

Gasso, Artisti Me Synime Bindëse Në Tregun Muzikor

7-1-2016
Gasso, Artisti Me Synime Bindëse Në Tregun Muzikor
Gasso është një nga reperët më të ri të skenës sonë. Rreth projekteve të reja, por edhe për jetën e tij, na flet në këtë intervistë ekskluzive...

Teksteshqip: Gasso, jeni këngëtar i ri i skenës shqiptare. Na thoni pse pikërisht zgjodhët këtë nofkë për paraqitje?

Gasso: Emri im është Gazmend, prandaj vendosa mos të largohem shumë prej emrit të vërtetë.

Teksteshqip: Kënga juaj e parë ?

Gasso: Kënga ime e parë është bashkëpunimi me Big Mamën, "Bone n'klub".
Teksteshqip: Si u realizua bashkëpunimi i mjaftkërkuar me Bigin?

Gasso: Ishte ideja ime që të bashkëpunoj me Bigin, ia bëra ofertën dhe pranoi.

Teksteshqip: Artisti juaj më i dashur?

Gasso: Pitbull!

Teksteshqip: Nëse nuk është sekret, jeni në lidhje?

Gasso: Po!

Teksteshqip: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?

Gasso: Big Mama që më ndihmon në çdo gjë, Çekiçi, Gëzim Lazri dhe Yll Limani.
Teksteshqip: Përveç muzikës, keni profesion të dytë?

Gasso: Po punoj me një kompani ku shpërndajmë internet.

Teksteshqip: Çka kishte të veçantë ky fundvit për ju?

Gasso: E veçantë ishe kënga ime e fundit, pasi ishte solo dhe një këngë tjetër prej atyre që janë mësuar publiku të dëgjojë nga unë.
Teksteshqip: Me ç'projekt do i befasoni fansat në të ardhmen?

Gasso: Jam në përfundim të projektit të ri. Së shpejti do vi me këngë e videoklip të ri, që besoj do të arrijë sukses të madh.

Teksteshqip: Gasso, ne të falenderojmë dhe të urojmë suksese e gjithë të mirat. Si do i përshëndetnit fansat?

Gasso:Së pari, ju faleminderit juve për kohën që keni ndarë për mua dhe i përshëndes të gjithë ata që e dëgjojnë muzikën time, e ju them se këtë vit do ketë shumë surpriza.
(Arsim Kolari - teksteshqip.com)

Komente 0