>
BIOSHQIP

Gena, Nesër Publikohet Klipi I Ri “Sa Vuaj Për Ty”

15-03-2013
Ylli shqiptar i muzikës pop-folk, Gena, do të lansojë të shtunën mbrëma videoklipin dhe këngën e tij të re të titulluar “Sa Vuaj për Ty”. Videoklipin për herë të parë do të keni mundësi ta shikoni të shtunën mbrëma, në ora 23:00. Premiera e videoklipit do të jetë edhe në Duplex Club Prishtina, ku Gena do të performojë të shtunën mbrëma.

Videoklipin e këngës së re të Genës e ka punuar produksioni nga Shqipëria, Max Production, që nga promo video duket se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë këngë të bukur.

Ky projekt i Genës vjen pas suksesit të tij të jashtëzakonshëm me hitet si “Ëndrra Ime” dhe “Ajo”, ashtu sikurse koncertet anë e mbanë trojeve shqiptare.
(Telegrafi)