A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Gena Rikthehet Në Muajin Korrik Me 2 Hite Të Reja


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2
[19-06-2014]
Pasi ndezi fillimin e verës me këngën e tij "Duhet", këngëtari i njohur shqiptar Gena nuk ka ndërmend të ndalet. Ai radhitet tashmë ndër emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore dhe së shpejti për publikun e tij do të vijë me hite të reja. Kështu të paktën ka bërë të ditur menaxheri i tij Enis Fetahu.



Fetahu ka treguar se Gena në fillim të muajit korrik për publikun do të sjellë befasi të njëpasnjëshme. “Gena veçse i ka përfunduar dy këngë të reja me videoklipe. Ka punuar shumë për këto këngë dhe vërtet janë duke dalë shumë bukur. Besoj që kah fillimi i muajit korrik do të lansohen risitë nga Gena. Shpresoj që edhe nga publiku do të priten mirë.”, ka thënë Enisi.
 (Nita Brisku)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019