TEKSTESHQIP

Genc Prelvukaj: Koha Që E Kaloj Me Gjinin është Vërtetë E Bukur

14-9-2015
Genc Prelvukaj: Koha Që E Kaloj Me Gjinin është Vërtetë E Bukur
Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, në një intervistë për Indeksonline, ka treguar për planet e tij në të ardhmen e afërt.
Sipas tij, vera që po e lëmë pas ka qenë shumë e suksesshme për të.

"Mendoj që projekti i ri do të realizohet shumë shpejt. Nëse nuk na del ndonje problem rrugës do të bëhet publike në këtë muaj. Një nder sezonet më të suksesshëm. Shumë punë dhe shumë qejf. Levizje në cdo anë dhe koncerte me shumë njerëz. Veren e bënë më të bukur edhe fakti që ishte një kthim i suksesshem", ka thënë Prelvukaj për Indeksonline.
Prelvukaj po ashtu ka folur edhe për djalin e tij, Gjinin."Ështe rritur tanimë. Ka angazhimet e shkollës dhe pastaj lojërat me miqtë e tij të vegjël. Nga ana tjetër kohën që e kaloj me të është vërtetë e bukur", ka treguar ai.

Prelvukaj, ka treguar se para disa muajsh, është larguar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

"Jo, me Ministritë nuk jam më. Para disa muaj kam dhënë dorëheqjen nga puna institucionale për tu përkushtuar vetëm në muzike së fundi. Tanimë synimet i kam të qarta. Për një kohë të gjatë ato do të jenë të lidhura me muziken", shtoiai.
(Indeksonline)

Komente 0