TEKSTESHQIP

Genc Prelvukaj, Artisti Që Solli Rrymë Të Re Muzikore Në Artin Shqiptar

22-12-2015
Genc Prelvukaj, Artisti Që Solli Rrymë Të Re Muzikore Në Artin Shqiptar
Të gjithë e njohin si një njeri me talent të rrallë, si në anën artistike, poashtu edhe në përditshmëri. Me ardhjen e tij në skenë, muzika shqiptare për herë të parë mori një kahje të re, e cila fatmirësisht rezultoi e suksesshme dhe që avancoi moshën rinore shqiptare me atë të huaj. Është ky motivi që Genc Prelvukajn e dallon nga bashkëkohanikët e tij dhe gjithë ky model i ri i mveshet talentit dhe ideleve të tij. Për të është folur mjaft shumë, saqë e tepërt do ishte nëse i përsërisim gjërat, por sot do flasim për gjëra mbase të papërmendura më hërët nga vetë Genci…

Teksteshqip: Po e nisim bisedën në mënyrën më klasike: Kur keni lindur dhe ku?

Genc Prelvukaj: Kam lindur më 16 korrik 1981, në Prishtinë.

Teksteshqip: Kur keni kënduar për herë të parë një këngë?

Genc Prelvukaj: Privatisht nuk më kujtohet. Duhet të ketë qenë diku në fëmijërinë e herëshme. Para publikut në vitin 1997.

Teksteshqip: A i mbani mend me emra shokët e fëmijerisë?

Genc Prelvukaj: Po, shumicën I mbaj në mend. Megjithatë ndonjë aty-këtu mund ta kem harruar.
Teksteshqip: Kur ju kanë intervistuar për herë të parë?

Genc Prelvukaj: Në vitin 1998, nëse nuk gabohem!

Teksteshqip: Në të vërtetë, ishin vite të arta ato?

Genc Prelvukaj: Jo apsolutisht. Kanë qenë vite të zeza, të tmerrit, luftës dhe pamundësisë për të krijuar siç duhet.

Teksteshqip: Ç’konsideron si çelës suksesi?

Genc Prelvukaj: Përkushtimin maksimal ndaj punës!

Teksteshqip: A ndjeheni i plotësuar në jetën tuaj?

Genc Prelvukaj: Në shumicën e rasteve po, megjithatë ka raste kur diçka mungon.

Teksteshqip: Pas gjithë atyre thirrjeve dhe lutjeve drejtuar "asaj", arrite gjë?

Genc Prelvukaj: Të jeni të sigurtë që të gjitha thirrjet kanë pasur cak persona të ndryshëm. Nuk bëhet fjalë për një!
Teksteshqip: Njohjet tuaja, janë të shumëanëshme. Sipas jush, cilët kanë qenë bashkëpunëtorët më të talentuar?

Genc Prelvukaj: Ata që janë në skenë sot. Duke filluar nga Dafina Zeqiri, e deri te Lyrical Son…

Teksteshqip: Besoni se ka pasur nga ata që janë munduar t’ju prishin planet?

Genc Prelvukaj: Gjithmonë ka të tillë që të zënë rrugën!

Teksteshqip: Po nga ata që jeni tradhëtuar, nuk do përmendni ndonjërin?

Genc Prelvukaj: Nuk e konsideroj se jam tradhëtuar pasi që çdo lëvizje e kam parashikuar me kohë. I kanë dhënë mediat ngjyrim të keq pavarësimit të artistëve që dikur I kemi menaxhuar. Ju them se shumica e tyre kanë shkuar me pajtim.

Teksteshqip: Si të duket fakti që po të intervistoj unë?

Genc Prelvukaj: Shumë normal.
Teksteshqip: Të kanë lodhur ndonjëherë intervistat, kaq shumë pyetje?

Genc Prelvukaj: Kjo është pak. Nga shtypi i Tiranës më vijnë në e-mail intervista, ndonjëherë edhe me 60 pyetje.

Teksteshqip: Nëse nuk është sekret, kush t’i bën fotot që i publikon?

Genc Prelvukaj: Telefoni në 90% të rasteve…

Teksteshqip: Nuk mund ta vazhdojmë më tej këtë bisedë, pa thënë diçka edhe për Milotin dhe kompaninë "Black Fish"…?

Genc Prelvukaj: Miloti është ai që e njihni gjatë këtyre viteve. Black Fish është kompani stabile që çdo ditë merret me punë kreative.

Teksteshqip: Kur jemi te bashkëpunimet, cili ka qenë më i miri për ju dhe a pregaditni diçka të re?

Genc Prelvukaj: Nuk mund të them se cili ka qenë bashkëpunimi më I mirë sepse, secili e ka pasur rëndësinë e vet. Secili bashkëpunim e ka pasur një qëllim…

Teksteshqip: Në fund të kësaj bisede, çfarë mendoni se na ka mbetur pa thënë?

Genc Prelvukaj: Shumëçka tjetër, por t’u lëmë vend edhe bisedave tjera…

Teksteshqip: Genc, ishte nder që ishe pjesë e jona! Shëndet, suksese e gjithë të mirat…

Genc Prelvukaj: Gjithashtu, faleminderit dhe respekte!
(Arsim Kolari - teksteshqip.com)

Komente 0