TEKSTESHQIP

Genc Prelvukaj, “Pa Ndjenja“ Nuk Ka Të Bëj Me Jetën Personale

19-1-2015
Genc Prelvukaj, “Pa Ndjenja“ Nuk Ka Të Bëj Me Jetën Personale
Genc Prelcukaj pas lansimit të baladës së fundit me Teuta Selimin e cila po pëlqehet shumë është ballafaquar me komentet dhe mendimet e fansave se mos kënga përmban diçka nga jeta e tij private.

Genci është i martuar që një kohë dhe ka një djal 7 vjeçar, ndërsa nëpërmjet Facebook ai ka dhënë një deklaratë ku thuhet se kënga "Pa Ndjenja" nuk ka asgjë nga jeta e tij private.

Ja dhe deklarata e tij:

Le ta sqarojme njehere e pergjithmone :
Kenga " Pa ndjenja " nuk ka te beje me jeten personale timen e as te askujt perreth nesh. Mos supozoni dicka qe nuk ka baze aspak. Mos nderlidhni storie qe nuk ka arsye te shendoshe qe te nderlidhen. Nese ndonje prej kolegeve tone permes kenges ka treguar pjese reale nga jeta nuk domethene qe une e kam bere te njejten gje.
Edhe njehere : Kenga qe e publikuam dje, nuk ka dicka nga jeta personale. Ka shume njerez qe e gjejne veten ne kenge, mund te ju kete ndodhur vertete, por neve jo.
Kete spjegim merreni te sakte, sepse ska logjike te jete ndryshe.
Faleminderit
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0