TEKSTESHQIP

Gent Bushpepa, Romancë Në Vatikan

4-3-2013
Gent Bushpepa, Romancë Në Vatikan
Kengetari i njohur Eugent Bushpepa duket mjaftueshem i dashuruar me te dashuren e tij Andia, me te cilen ka krijuar nje lidhje serioze keto kohe. Pervec argetimeve ne club-et e Tiranes, ku vajza e shoqeron gjithandej, ata kane vendosur te bejne ca pushime ne Itali, ku kane realizuar edhe kete foto.

Rock-eri i njohur ka vendosur t’i largohet per pak dite jetes intensive te te kenduarit "live" ne lokalet e nates, dhe ka menduar t’i kushtoje kohe te dashures se tij, duke u argetuar me te.

Duket se eshte shume i sjellshem dhe i dedikuar me partneren e tij, perderisa e llaston ne kete menyre sic e shihni ne foto, duke e bere ate te ndihet si ne qiellin e shtate. I angazhuar ne "Top Channel", ai shfaqet ne programe te ndryshme, ku gjithmone kendon "live". Pervec konkurrimit ne "Top Fest", ku Genti nuk mungon pothuaj ne asnje edicion, ai vazhdon studimet ne degen e Stomatologjise, nje dege qe nuk dihet nese atij do t’i hyje ndonjehere ne pune.
(Panorama Plus)

Komente 1