>
BIOSHQIP

Kompania Suedeze Huazon Këngën “Guximi” Të Gentës Për Reklamë

05-11-2011
"Guximi" i Genta Ismajlit po rrotullohet edhe nëpër televizionet suedeze, ama jo klipi i këngëtares, por një tjetër video që është realizuar nga një kompani e njohur suedeze për reklamimin e produkteve të tyre, kurse si melodi e kanë marrë nga kënga e Gentës "Guximi". "Tex mex tapas" Santa Maria është kompania që për nevoja të saj ka huazuar melodinë e këngës së Gentës. Këngëtarja e njohur kosovare ende nuk ka reaguar për këtë rast, vetëm se në faqen e fansave të saj ka publikuar videon e reklamës së kompanisë suedeze dhe si koment ka lënë "Guximi?!", që do të thotë se habitet për faktin se si e kanë huazuar melodinë pa lejen e saj, kompani në një shtet që të drejtat e autorit respektohen në maksimum. Ndoshta, nëse ushtron padi për mosrespektim të të drejtave të autorit, Genta Ismajli mund të fitojë shuma të majme si dëmshpërblim, si dhe të fitojë emër edhe më të madh në shtetin suedez, ndonëse atje pëlqehet pa masë nga shqiptarët. Ne kontaktuam edhe kompaninë, e cila ka shfrytëzuar këta tinguj të muzikës për reklamën e tyre, por përgjigje morëm nga producenti i këngës "Santa Maria", Daniel Palmblad, i cili u shpreh se nuk ishte në dijeni nëse kënga e tyre është e huazuar nga diku tjetër për vetë faktin se melodinë, studioja e tyre e kishte blerë në disa studio të njohura amerikane, nga ku ndoshta edhe Genta e ka blerë nga ana e saj. Kënga e Gentës është e realizuar për tregun muzikor, kurse kënga Santa Maria është dedikuar për qëllime marketingu.
(botasot)

Kompania Suedeze Huazon Këngën “Guximi” Të Gentës Për Reklamë