Genta Ismajlit I Bie Pazari, Në Koncerte Me Më Pak Para
24-09-2011
A i mbani mend performancat e para të Genta Ismajlit, atëherë kur muzika jonë kishte prurje dhe tendenca të reja, me këngë e muzikë zbavitëse dhe kur konkurenca nuk ishte akoma kaq agresive sa sot? Asokohe Genta Ismajli kërkonte për një koncert jo më pak se 5000 euro. Për këtë gjë kanë shkruar edhe mediat, madje kanë reaguar menaxherët dhe organizatorët e eventeve, të cilët thoshin se çfarë jep Genta, përveçse një performance "play back"? Megjithatë, ajo vazhdoi duke kënduar e performuar në shumë lokale dhe u bë një nga këngëtaret më të paguara ose, më mirë të themi, ishte në majën e pagesave, që ia kalonte gati çdo këngëtareje. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ja ku na vjen lajmi se Genta ka lëshuar pe tashmë tek çmimet, pasi këndon edhe më për më pak lekë. Natën e Vitit të Ri, në Kërcovë të Maqedonisë ajo është paguar 5.000 euro nga pronari i restorantit, por që nga ajo kohë Genta në koncerte shkon edhe për 2.000-2.500, euro aq sa paguhen këngëtaret Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e Tuna Sejdiu, për shkak të konkurencës së lartë në treg. Genta e ka kuptuar se po të vazhdonte të mbante çmimin e lartë, atëherë ajo do të ngelej pa asnjë koncert dhe gjithë financat ekzistuese do t'i shkonin në investime të projekteve muzikore.
(botasot)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0