Genta Ismajli, Më E Shikuara Në Youtube
11-1-2009

Më e bukura? Nuk bëhet fjalë për asnjë prej videoklipeve për të cilët këngëtarja ka shpenzuar mijëra euro për t'i realizuar, por bëhet fjalë për një klip amator që një simpatizues i saj e ka krijuar duke gërshetuar dhjetra foto të Gentës, shoqëruar me këngën "E kam shpirtin eksploziv". Rezultati? Sipas hulumtimit të bërë nga albaniac.com, kjo video amatore e Gentës ka marrë 1,847,758 klikime, duke u shndërruar në videon më të shikuar shqiptare në internet. Pas Gentës, i dyti më i shikuar radhitet një videoklip i Medës "Ah moj jetë" me 1,245,530 klikime dhe pas tij videoja rreth vizitës së Bushit në Tiranë. Kështu, sa u përket klipeve, Meda del i pari, pasuar nga "Krejt e dinë" të Getit e Gentës dhe "Mirëdita" të Adelinës. Meda është i pari edhe për sa u përket videove nga koncerte të ndryshme, me një potpuri kënduar së bashku me Mahmut Feratin me 958,055 shikime, pasuar prej performancës së Muharrem Ahmetit - "Italia" në Top-Show dhe performancës së Vesa Lumës me "Jemi dhe s'jemi" në një koncert.
(botasot)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0