>
BIOSHQIP

Genta Ismajli I Jep Rrogë Mujore Një Familjeje Të Varfër

27-07-2009
Ajo këtë verë nuk ia ka dhuruar publikut ndonjë këngë a klip të ri, por ka dhuruar më shumë se kaq. Këngëtarja Genta Ismajli ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human. E ftuar në emisionin humanitar "Lidhja mes nesh" në RTK të Teuta Krasniqit, ajo i ka dhuruar një familjeje skamnore një rrogë për çdo muaj, familjes që fitoi edhe një shtëpi në këtë emision. Ajo e emocionuar i ka premtuar kësaj familjeje se do t'i japë për çdo muaj nga një rrogë, edhe pse nuk e ka përmendur shumën apo se për sa kohë do të zgjasë kjo.
(botasot)

Genta Ismajli I Jep Rrogë Mujore Një Familjeje Të Varfër