>
BIOSHQIP

Genta Ismajli U Kthehet Projekteve

31-03-2012
Këngëtarja Genta Ismajli, e cila ishte dy muaj në Amerikë, sërish i është kthyer muzikës.
Gjatë një interviste për Prive, këngëtarja Genta Ismaili ka pohuar se gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ajo ka qenë e angazhuar në biznesin e familjes së saj, saktësisht në sallonin e veturave që e posedon babai i saj.

Por, ky lloj pushimi nuk e ka ndalur Gentën që të punojë edhe në projeke të reja muzikore. Genta ka pohuar së shpejti do të vijë me një bashkëpunim të ri, por kësaj radhe krejt ndryshe nga sa jemi më mësuar të shohim.

Genta ka realizuar një këngë me një vajzë 7 vjeçare, e që sipas saj kjo këngë do të pritet shumë mirë, pasi që është ritmike.

Përveç kësaj Genta ka shtuar se këngën e saj "Guximi" në bashkëpunim me Dj Dalool do ta realizojë edhe në gjuhën angleze.

E sa i përket jetës private, Genta ka theksuar se nuk ka të dashur, duke thënë: "S'jam e pa dashuruar, por pa të dashur", ka pohuar Genta.
(Telegrafi)

Genta Ismajli U Kthehet Projekteve