U përzgjodhën si bashkëpuntorë edhe disa emra siç janë Sinan Vllasaliu, Shkurte Fejza, BB Poqi, Afrim Muçiqi, Adelina Ismaili, Ganimete Abazi (Ganja), etj. Ky album, i cili u publikua në vitin 1999, përmbledh në total 8 krijime muzikore. Lansimi i albumit u realizuan nga produksionet Cani Company dhe Euroliza.