Gili: “Me Ilirin E Dashuruar Si Në Përralla “
21-12-2014
Gili, këngëtarja e mjaft hiteve, vjen me këtë intervistë për të rrëfyer sukseset dhe jetën e saj. Ju ftojmë ta lexoni…
Teksteshqip: Gili, na thoni kur ka nisur karriera e juaj muzikore?
Gili: Karriera ime muzikore nis që nga viti 1985, kur me Ilirin ishim themeluesit e grupit "Trio Rona" me të cilin bëra hapat e para në skenë.
Teksteshqip: Kush ju ka përkrahur në atë kohë?
Gili: Kam pasur përkrahje të madhe nga familja, si dhe nga Iliri I cili më dha krahë dhe motivim që grupi ynë të mbizotërojë në atë kohë. Patëm suksese në Kosovë, por edhe jashtë vendit. Fituam shpërblime, Okarinën e artë dhe prezantimi ynë për atë kohë zgjoi kurreshtje të madhe.

Teksteshqip: Na flisni për lidhjen tuaj me legjendën e pendës shqiptare, Ilir Berani.
Gili: Me gjithë dëshirë! Ilirin sëpari e kam njohur nga shkolla fillore, ndërsa që nga shkolla e mesme nisëm lidhjen tonë, e cila jo vetëm që zgjoi këngëtaren në mua, por zgjoi një dashuri si në përralla.
Teksteshqip: Kush ka përfituar më shumë, Gili nga Iliri, apo e kundërta?
Gili: Mendoj se që të dy kemi përfituar. Kjo mund të quhet një marrëdhënie serioze. Fati deshi që të dy të jemi në muzikë dhe besoj se çelësi I suksesit është puna profesionale edhe e imja edhe e Ilirit.
Teksteshqip: Ç’mendim keni për muzikën e ditëve të sotme, krahasuar me atë të dikurshmen?
Gili: Relativisht mirë, kemi shumë këngëtar, jo vetëm me përvojë e karrierë, por edhe këngëtarë të rinj, të cilët kultivojnë muzikën në mënyrë të mirë, mirëpo si në çdo shoqëri, e në çdo aspekt jetësor, kemi edhe anën tjetër e cila është më pak e bukur. Pikë së pari, dikur duhej dhe primare ishte të kesh zë, të kesh një origjinalitet, ndërsa sot këngëtar mund të bëhet çdokush, mirëpo sa zgjat, ajo varet nga publiku.

Teksteshqip: Cila rrymë muzikore ju fle në zemër?
Gili: Mua në veçanti më fle në zemër muzika e lehtë dhe ajo popullore, por më pëlqen çdo muzikë e cila ka domethënie, muzika e mirë dhe kualitative.
Teksteshqip: Sa albume dhe bashkëpunime keni realizuar?
Gili: Unë I kam realizuar nga koha që ekzistoj si Gili, pra nga viti 1993, deri më sot 13 albume. Nuk kam edituar çdo vit, se që nga koha e "Trio Ronës" e kam kuptuar se publikun nuk duhet munduar me prezencë të tepërt. Kam pasur shumë bashkëpunime të suksesshme me kolegë të ndryshëm, siç janë: Astrit Mulaj, Kolë Oroshi, Enis Potoku, Sinan Vllasaliu, e të tjerë.
Teksteshqip: Nga kush përbëhet familja juaj dhe si e kaloni një ditë të zakonshme?
Gili: Familja ime e ngushë përbëhet nga unë, Iliri dhe dy djemtë, Roberti dhe Redoni. Dita e zakonshme në familjen tonë është si në çdo familje, kemi obligime të shumta, argëtohemi, shoqërohemi, punojmë, e kështu me radhë.

Teksteshqip: Shumica e këngëve tuaja janë bërë hite mbarëshqiptare dhe ne krenohemi me ju. A do presin fansat ndonjë projekt të ri pas kësaj "përshëndetje", të titulluar "A je mirë?",?
Gili: Faleminderit për këtë kompliment, jam e lumtur që kënga "A je mirë?" u pëlqye dhe për një kohë të shkurtër u bë një hit, ndërsa siç thashë që mos ta mërzisë publikun, do editoj këngë të reja në moment të përshtatshëm. Tani për tani ju dhuroj edhe një këngë të titulluar "Për hajr", për të cilën jam e sigurtë se do të pëlqehet.
Teksteshqip: Gili, ne ju falenderojmë që gjetët kohë, njëkohësisht ju urojmë krijime të reja me gjithë bashkëshortin tuaj, e duke uruar të takohemi vetëm për të mira. Për fund dëshironi të shtoni diçka?
Gili: Edhe unë ju falenderoj shumë për kohën dhe vendin që ma kushtoni. I përshëndes lexuesit tuaj dhe ju uroj çdo të mirë, gjithashtu shfrytëzoj rastin t’I uroj gjithë popullit shqiptar kudo janë, gëzuar Vitin e Ri 2015.

(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0