TEKSTESHQIP

Gjergj Leka Fton Në Drekë Bujar Qamilin Dhe Aleksander Lalon

2-6-2014
Gjergj Leka Fton Në Drekë Bujar Qamilin Dhe Aleksander Lalon
Një sherr mes këngëtarit Bujar Qamili dhe kompozitorit Aleksandër Lalo, anëtar i jurisë së festivalit "Kënga Ime" në Tv Klan, ka sjellë një debat të ashpër me kritika në median e shkruar. Sipas burimeve, konfrontimi nisi nga një koment gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të natës së dytë gjysmëfinale, dhe megjithatë organizatorët e mohuan, por rezultoi i vërtetë pasi ka qenë vetë këngëtari Bujar Qamili që ka reaguar duke thënë që nuk do të hyjë në finalen e festivalit "Kënga Ime". Edhe pse Lalo pretendon se gjithçka është bërë në kuadrin e një shakaje dhe as që bëhej fjalë për alkool, nga ana e publikut është perceptuar ndryshe. Pas këtij debati reagimi publik, por edhe i këngëtarëve nuk ka qenë i pakët. Ka qenë Gjergj Leka ai që ka reaguar përmes një statusi në "facebook".
Ti Bujar ke emrin... ndaj...

U detyrova te shprehem publikisht thjesht per faktin qe gjithe keto dite po prisja nje reagim te detyrueshem nga mediat dhe sidomos nga koleget e mi artiste rreth ngjarjes teper te shemtuar pak dite me pare tek Festivali "Kenga ime". Jo vetem qe asnje koleg nuk reagoi,por edhe shume gazetare qe merren me lajmet e kultures, publikuan "zgjedhjet" e Bujar Qamilit...Bujarin e kam mik edhe pse mbrojme dy rryma te ndryshme ne tregun muzikor shqiptar,ndaj shpresoj qe indinjata ime te preke sado pak ndergjegjen e tij dhe sidomos te kolegeve te mi artiste. Une ndodhesha jashte vendit kur u informova per skandalin e ndodhur dhe kam pare dhe nje video te filmuar nga nje celular e cila nuk eshte bere publike.Skena qe pashe eshte per ta patur "zili" edhe nga bandat me te dhunshme shqiptare! Nuk dua te jem avokat i askujt sepse nuk ka asnje arsye te jem pas videos qe pashe...Flasim cdo dite per vlerat e artit dhe figurave shqiptare te cilet meritojne respekt, flasim ekraneve per fatkeqesite qe po kalon muzika shqiptare dhe shajme brezin e ri qe nuk po vepron si ne. Them si ne, se edhe ti miku im Bujar, shume here me te drejte je shprehur per vlerat e muzikes dhe sidomos ke dhene keshilla edhe per kengetaret e rinj ne programe qe kemi marre pjese se bashku. A e ke menduar se cfare mund te thote per ty nje artist i ri pas asaj qe ndodhi?? Lexova deklaratat e tua jashte mase ofenduese per figuren e fundit akoma gjalle te muzikes shqiptare, Aleksander Lalon se eshte pijanec...harrove sa here jemi dehur ne te tjeret?? Edhe sikur nje figure si te jete ndoshta çdo dite tape fare.ka gjithe te drejten e kesaj bote ta beje kur sheh se cpo ndodh cdo dite me artitn shqiptar! Nesje... Une mendoj se edhe pa Lalon ne juri, ti i pari me "nuhatjen" muzikore qe ke, e dije mire qe kenga qe kendove nuk ishte maksimumi...Por as kjo nuk ka rendesi. Me skandalizon fakti qe kur ti, mjeshter i madh i kombit shqiptar arrin te krijosh skandal per nje shprehje ose pike te munguara, atehere ç’duhet te beje nje kengetar tjeter?!..Dhe te mendosh qe pikerisht ti qe vjen nga levizja amatore shqiptare, je nderuar me maksimumin e ndereve nga shteti shqiptar! A e di ti qe pikerisht ajo sarkazem e hidhur qe ke shprehur ne media lidhur me titujt e tu dhe "injorancen" e Lalos eshte skandali i vertete? Po ke te drejte...Aleksander Lalo, koka e muzikes shqiptare nuk ka asnje titull sepse nuk ka qene i ftuar ne dasmat e presidentit apo ca te tjereve...Ti gabove pikerisht kur e vure veten ne kandar edhe profesionalisht me profesorin. Kjo me skandalizoi! E mendon vertet apo ja ke fut kot?? Fakti qe ti je shume i njohur ne popull nuk do te thote qe mund te guxosh te ofendosh edhe ata qe per muziken e vertete sakrifikuan njohjen e tyre. Te jesh i bindur miku im, se neqoftese LALO do te shkonte ne dasma e gezime familjare,do te ishte edhe me i njohur se ty,por ai zgjodhi te perfaqesoje pakicen dhe te mbroje edhe muziken e vertete te cilen edhe ti po e interpreton e po pasurohesh. Ironik eshte dhe fakti qe askush nga mediat nuk po thekson faktin qe te pakten ky festival, per here te pare pas 25 vjetesh po i fal arkivit te muzikes shqiptare krijime te reja me vlere. Por,jo, me shume u morem me Zdravkon dhe harruam edhe vlerat. Me qe jemi tek kjo teme, desha te them qe nganjehere nacionalizmi dhe patriotizmi nuk duhet ngaterruar me muziken. Eshte e vertete qe shume edhe mund te indinjoheshin per ardhjen e tij, por jo ama ata artiste qe u terhoqen, sepse e dinin ardhjen e tij perpara se te kendonin. Mendoj se u terhoqen pikerisht ata artiste qe nuk ju zgjodh kenga qe deshironin per ne gjysem finale..E tregon fakti qe ne program marrin pjese akoma shume artiste nga kosova e treva te tjera. Edhe me mua e provuan te benin politike duke me shkruar sms per te bojkotuar eventin. Mu duken qerasharake pretendimet.. Sikur mos ekzistonin mjeshtra si Lalo,edhe ti Bujar nuk do te kishe suksesin ne popull qe ke me kengen shkodrane,p or ne vendin tend do te dominonte tallavaja. Ndaj miku im, pavaresisht deklaratave, shtypit qe do gallate, ta kerkoj si shok e koleg te harrosh kete enderr te keqe dhe te pish nje gote me profesorin se askush qe do vije pas nesh nuk do te na marri per shembull si artiste me vlera, por do kujtojne sherrin midis artisteve me vlera si ju! Kenga popullore dhe populli te kane zgjedhur si perfaqsues, ndaj mendoj se shembulli yt personal vlen me shume se cdo festival! Te uroj suksese miku im dhe te ftoj per nje dreke me profesorin. PAGUAJ UNE DHE MUZIKA...
(i.n/shqiptarja)

Komente 0