
Gjergj Suljoti
Filiza Për Të Ardhmen
Filiza Për Të Ardhmen
Kompozitor është Luan Zhegu, ndërsa për fjalët e këngës është kujdesur Zhuliana Jorganxhi. Në kopshtin e luleve të këngëve të lehta shqiptare, midis shumë perlash, gjenden edhe kjo këngë e paharruar, e kompozuar nga LUAN ZHEGU dhe me tekst të Zhuliana Jorganxhi. Kënga "Filiza për të ardhmen" një perlë e vërtetë, fitoi çmimin e parë në mars të vitit 1981 në anketat legjendare të Radio Tiranës, me interpretim të Gjergj Suliotit. Miku i Gjergjit, Luan Zhegu një kompozitor dhe këngëtar i shkëlqyer, i cili ishte i njohur gjerësisht në mesin gjatë viteve 70-80 e kishte përgatitur këtë këngë për një tjetër këngëtar të famshëm lirik që kënga të merte pjesë në dekadat e ardhshme të Majit. Nga ana tjetër, poetesha e njohur dhe mbretëresha e pentagramit shqiptar Zhuliana Jorganxhi, kishte kohë që e kishte si ide një këngë për një gjysh flokëbardhë dhe frymëzimi iu dha kur dëgjoi melodinë e Luanit. Të nesërmen kënga iu dha Gjergj Suliotit, me të cilin kishin bashkëpunuar përsëri disa vjet më parë, duke vulosur një nga hitet më të mëdha të muzikës shqiptare, "mësuesin e parë". Luani u ul me Gjergjin në një kamerale të Radio Tiranës dhe entuziazmi që mbizotëronte ishte aq i madh sa që brenda dy orësh lindi kënga "Filiza për të ardhmen". Krijuesit dhe këngëtari nuk mund të prisnin deri në maj, kërkuan që kënga të përfshihej në këngët pjesëmarrëse të Anketës së ardhshme, drejtoria e aprovoi dhe kështu kënga mori pjesë në Anketën e Marsit 1981. Kënga u bë një hit i menjëhershëm dhe fitoi çmimin e parë.
Teksti :: Song Lyrics
- Publikimi: 30/03/1981
- Ora: 05:52
- Dërgo tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Dirigjent orkestre:
Komente 0