A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Gjiko Dhe Kresha Bashkëpunim, Si Erdhi Ideja Flet Vet Gjiko


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[16-10-2015]
Asdren Gjikolli apo ndryshe i njohur si Gjiko është një këngëtar dhe autor këngësh gjithashtu. Për shkak të shumë bashkëpunimeve në estradën muzikore ai u bë ndër fytyrat më të përfolura të skenës shqiptare.

Gjiko ka disa kohë që merret me Hip Hop, ai vetëm para pak kohësh kishte sjellë dy këngë me këngëtaren Dafina Zeqirin me titull “IAM” dhe “MSD”.

Pas gjitha këtyre, Gjiko do të vijë me një risi të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Mc Kresha një tjetër reper tejet i kërkuar në skenë shqiptare.

Në një intervistë për Indeksonline, Gjiko ka folur për idenë e bashkëpunimit me Kreshën.

Indeksonline: Prej nga ideja për bashkëpunim me Kreshën?

Gjiko: Dëshira par nja bashkëpunim me Mc Kreshën ka qenë gjithmonë, edhe kënga ngrehi “EDHE3”, natyralist u bo bashkëpunimi ynë i parë'.

Indeksonline: Cila është e veçanta e kësaj kënge?

Gjiko: Veçantia e kësaj kënge është Gjiko edhe Mc Kresha bashkë për herë të parë besoj që adhuruesit e hip hopit tashmë veç janë duke e pritur këtë bashkëpunim.

Indeksonline: “Edhe 3” është titulli i këngës, çka do të thotë?

Gjiko: Për detajet e tjera dhe emrin e këto duhet me prit deri sa të lancohet kënga

Indeksonline: Kur pritet që të lansohet ky projekt?

Gjiko: Kënga pritet të dal në fund të muajit tetor

Indeksonline: Cili është bashkëpunimi i radhës i Gjikos?

Gjiko: Gjikos kur si dihet.
 (Indeksonline)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019