
Gjon Ukaj
Shqipet Tona
Shqipet Tona
Këngën e kompozoi vetë këngëtari, për fjalët e këngës janë përkujdesur Fran Kodra & Gjon Ukaj, ndërsa arranzhimi u përgatit nga Nexhat Mujovi (Wirusi). Pasi u kurua në çdo aspekt, projekti artistik në fjalë është përcjellë tashmë tek shikuesit i përpunuar tejet mirë me një klip muzikor, i cili u përgatit nga BUG Production. Ky videoklip erdhi në platformat online me datë 21 Nëntor 2024 dhe u vlerësua për atmosferën elektrizuese që krijoi.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Hej,
Aman Zot, po t’lutna shumë,
vëje dorën mbi flamur.
Mbi lavditë që kena thur,
bane shqipen si dikur.
Ksaj Shqipnije ktheja motin,
rrit nji burrë si Kastriotin.
Nji kreshnik me ba bashkimin,
nji Prekë Cal me ruejt kufinin.
Nji Mark Lulë me nisë ordinë
nji Gjergj Fishtë për historinë.
Nji Anton Çetë me ba pajtimin,
Nanë Terezë me dhanë bekimin.
Fale nji si Bajram Currin,
Gurakuqin e Dedë Gjon Lulin,
si Zahirin, Agim Ramadanin,
Baca Ademin e Hamëz Jasharin.
Bane Zot, ti bane mbarë,
bane mirë për çdo shqiptar.
Fal sokola si Naimi,
trima si Isa Boletini.
S’e duruem, e u bo boll,
falna, Zot, nji Cen Dugoll.
Kuq e zi me nji flamur,
hej, t’jemi bashkë, mos me u nda kurrë.
Aman Zot, po t’lutna shumë,
vëje dorën mbi flamur.
Mbi lavditë që kena thur,
bane shqipen si dikur.
Ksaj Shqipnije ktheja motin,
rrit nji burrë si Kastriotin.
Nji kreshnik me ba bashkimin,
nji Prekë Cal me ruejt kufinin.
Nji Mark Lulë me nisë ordinë
nji Gjergj Fishtë për historinë.
Nji Anton Çetë me ba pajtimin,
Nanë Terezë me dhanë bekimin.
Fale nji si Bajram Currin,
Gurakuqin e Dedë Gjon Lulin,
si Zahirin, Agim Ramadanin,
Baca Ademin e Hamëz Jasharin.
Bane Zot, ti bane mbarë,
bane mirë për çdo shqiptar.
Fal sokola si Naimi,
trima si Isa Boletini.
S’e duruem, e u bo boll,
falna, Zot, nji Cen Dugoll.
Kuq e zi me nji flamur,
hej, t’jemi bashkë, mos me u nda kurrë.
Kontribuan:
- Publikimi: 21/11/2024
- Ora: 19:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion:
Komente 0