>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj: Ja Si Besarti Ndryshoi Jetën Time

10-03-2013
Ua keshilloj te gjitha femrave nje femije ne moshen time. Ajo eshte nje nga femrat me te drejtperdrejta te skenes shqiptare. Gjyste Vulaj, vjen ne nje rrefim ekskluziv per gazeten “Panorama”, duke treguar se si eshte te jesh nene e dy femijeve, si po e perjeton endrren e saj, sa e ndihmon bashkeshorti, si ishte shtatzenia ne kulmin e angazhimeve profesionale, aborti ne vitet e para te marteses ne moshen 16-vjecare dhe shume gjera te tjera ne lidhje me jeten e saj. Lexoni intervisten ne vazhdim… Jeni bere nene e dy femijeve, na e pershkruani pak si eshte nje dite e juaja tani? Meqe jam akoma ne Amerike dhe Rozana per shkak te shkolles eshte kthyer ne Mal te Zi, per te kujdeset motra ime Kristina. Ketu kam motren e vogel Marinen, e cila po me rri gati per cdo gje qe kam nevoje. Si nene e nje femije te porsalindur, nuk kam kohe per asgje, sepse gjate gjithe kohes jam prane tij fizikisht dhe psikikisht, me ka bere per vete, nuk dua te futem ne detaje si e tek, por po ju tregoj se Besarti me se miri rehatohet kur i kendoj kengen “Zemer, zemer, ooo Besarti zemer”. Eshte e veshtire te rrisesh femije tani, kush ju ndihmon dhe sa i angazhuar eshte Sokoli rreth familjes? Cdo veshtiresi kalohet nese cdo gje qe ben njeriu e ben me deshire dhe vullnet. Sado te veshtira te jene, ato kalohen dhe harrohen. Une kisha idete e mia profesionale per t’i realizuar per kete dhe pauza ne mes Rozanes dhe Besartit ishte 15 vite, megjithese tani e shoh qe kam gabuar pak, sepse djali do kishte qene me se miri ta lindja disa vite pas vajzes e tani do e kisha diku 12-13 vjec. Femrave te tjera ua rekomandoja qe pauza mes femijeve te mos jete me e madhe se 3-4 vite. Sokoli eshte shume i gezuar qe mban nje femije te shendoshe dhe plus qe eshte djale. Po interesohet shume per te, madje shpesh me kritikon pse ashtu, me mire keshtu, pse kjo shishe pse jo ajo tjetra etj., i jep shishen te pije, e mban ne duar, e ve ne gjume, flet me te, e puth shpesh, por mua nuk mund te ma kaloje. E nderroj dhe i bej banje vete, askend s’kam lejuar deri tani. Femijet jane gezim per prinderit, sa e kane ndryshuar jeten tuaj, si ka qene dhe si eshte jeta tani? Besart Taylor Vulaj, i lindur me 6 shkurt 2013, ora 15:41, me peshe 3.950 kg dhe gjatesi 55 cm, lindi ne Manhatan, ne maternitetin e Prosbyterian Hospital, Nju Jork dhe nga gezimi i madh si prind i nje vajze te shendetshme dhe te edukuar bukur, Rozanes 15 vjece, me vjen te fluturoj, ende nuk me besohet se u bera nene per here te dyte. Njeriu i pershtatet kohes, koha iken dhe nuk kthehet me, pra cdo gje eshte me kohen. Cdo gje qe kisha ishte e bukur, por me lindjen e Rozanes filloi nje jete e re me te cilen u pershtata shume shpejt dhe bukur. Megjithese une isha shume e re, isha dhe jam nje nene shume e mire dhe e perkushtuar. Tani me lindjen e dyte pas 15 vitesh, ndjenjat jane ndryshe, nuk di dhe nuk kam fjale si t’i pershkruaj, jam me e pjekur, me e ndjeshme dhe kjo gje me ben shpesh te qaj. Kjo shtatzeni me mesoi shume gjera, perjetova edhe veshtiresi, por i kalova dhe pothuajse jane te harruara, pastaj me Rozin gjithcka ishte me e lehte. Ne fillim kur mesove se je shtatzene, cili ishte emocioni qe perjetove? Gjithcka ishte e rezervuar nga Zoti. Nje dite isha me njerken te mjeku per t’i bere shoqeri dhe nje rruge e dy pune, thashe po bej dhe une nje kontroll. Me te vajtur atje, mjeku me tregoi nje forme te henes se plote. Shiko, tha, ti me ke ardhur per kontroll pikerisht ne ditet e ovulimit dhe, nese nuk me ke genjyer qe ke ne plan dhe nje femije tjeter, tani eshte koha per femijen e dyte. Je ne gjendje shendetesore perfekte, akoma nuk ke mbushur 35, gje qe premton edhe nje femije te shendoshe. Nese ti mendon per te ardhmen dhe sic me ke thene gjithmone se nuk do ta lesh Rozanen te vetme, tani eshte koha. Pikerisht ne ate mbremje pas mesnate, pasi incizova dy kenge ne studio, filluam punen per beben. Me kenaq fakti, sepse shume shoqe kane ngelur shtatzena nga fakti qe une kam perseritur shtatzenine, shtatzeni ne valen me te madhe te angazhimeve. Femija eshte burim i kenaqesive shpirterore, vullnet i jetes, gje e bukur qe nuk mund te zevendesohet. Po Sokoli cfare donte, eshte ai tipiku shqiptar qe femijen e donte djale, ndihej i diskriminuar mes femrave? Ne te dy shtatzenite, si une dhe Sokoli jemi lutur te Zoti qe te na e fale shendoshe e mire. Por duke pasur nje vajze, femijen e dyte e deshironim djale. Zoti eshte i madh dhe me ka shperblyer bukur, pasi une gjithmone kam ndjekur mesimet e tij. Sokoli kurre nuk e ka ndier veten te diskriminuar, pasi nuk eshte aq i paqte sa duket. Ai ka dy te dashurat e zemres qe nuk ia zevendeson asnje tjeter, me Rozin eshte shume i lidhur, bashke dalin ne kafe, gje qe une pertoj dhe pastaj me ngacmojne, duke me thene se jam bere si grua e rendomte shtepiake. Po ditet e para te Besartit si jane, eshte femije i qete apo qan shume? Diten eshte shume i qete, asnje ze, fle dhe pi, ndersa naten qan nga pak por i rri afer, e mbaj ne duar, e shtrengoj mbas trupit tim dhe pastaj qetesohet, gjithmone flas me te dhe kjo i pelqen shume. Ka pak dhimbje te barkut dhe eshte normale per foshnjat e porsalindura. Kam marre mesime edhe ne spital, keshtu qe jam mobilizuar mire. Kush ka vendosur t’i pagezoje femijet keshtu, cili e beri perzgjedhjen e emrave? Meqe lindi ne Amerike, ketu ke mundesine edhe per nje emer shtese te cilin e zgjodhi Rozana dhe e quajti Taylor, ndersa emrin kryesor Besart ia dha Sokoli. Nuk doja t’ia merrja kete kenaqesi, megjithese une preferoja dhe me dukej me unik emri Jorik, emer i vjeter ilir. Te flasim pak per njohjen tuaj me Sokolin, ka qene dashuri ne shikim te pare? Jo, jo. Kusherira me ka njohur me Sokolin, isha 15 vjece, ndersa 16 vjec u martova. Ne moshen 18 vjece perjetova nje abort spontan te nje shtatzenie dymuajshe, ndersa 20 vjec mbajta ne duar Rozanen. Kurse 35 vjec Besartin dhe jam nena me e lumtur ne bote. Sokoli eshte dashuria ime e pare, me te e humba virgjerine. Kam 20 vite martese dhe shpesh me eshte dhene rasti ta tradhtoj me nje tjeter, por zemra, karakteri im, respekti dhe dashuria e thelle ndaj tij s’me kane lejuar te bej nje budallallek, gabime mund te beje njeriu ne rrethana nga me te ndryshme. Por deri tani them shyqyr qe s’kam gabuar asnjehere ne kete aspekt. Mendon qe e ke permbushur obligimin tend si femer duke krijuar nje familje te shendoshe, cfare keshille keni per femrat e tjera? Kam krijuar me ndihmen e Zotit nje familje te shendoshe, por obligimin qe kam si nene do e permbush vetem atehere kur te vdes. Punova dhe fitova, krijova familje, tani do i perkushtohem vetes dhe te jetoj adoleshencen qe nuk e di as une si e kalova.
(blerand rexhepi Panorama)

Gjyste Vulaj: Ja Si Besarti Ndryshoi Jetën Time