>
BIOSHQIP

Të Duash Gjysten Dhe Sokolin Si Fran Bezhi

06-11-2013
Kemi dëgjuar shpesh herë se VIP-at e huaj kanë shumë fansa, por tashmë nëse do të flasim për një artiste shqiptare sic është Gjyste Vulaj, atëherë edhe ajo ka shumë fansa. Ne e kemi takuar një djalosh i cili quhet Fran Bezhi dhe që e adhuron shumë Gjysten dhe për ne ka treguar se pse e do ai kaq shumë. “Ajo është një këngëtare shumë e mirë dhe njëkohësisht ka një jetë private shumë të pëlqyer”-thotë mes tjerash djaloshi i ri i cili ruan si kujtim shumë takime me artisten dhe me bashkëshortin e saj Sokolin, ai është takuar me ta 8 herë. Adhuruesi i këngëares jeton në Augusburg të Gjermanisë, ka lindur në Berlin por që origjina e tij është Gjakova, sapo ka marrë një dhuratë nga artistja e tij e preferuar, konkretisht një dvd ku në të është 20 vjetori i Gjystes dhe për këtë ndjehet shumë i nderuar. Frani tregon se këngëtaren e ka takuar për herë të parë në vitin 2009-të në Lucern dhe nga emocioni vetëm ka bërë fotografi me të dhe nuk ka folur aspak, ndërsa nuk e harron kurrë dhe e mban si një kujtim të bukur një mbrëmje në Kressbronn (Bodensee) kur ai ka pasur mundësi të rrijë me Gjysten dhe Sokolin. Dicka që ai do tu thoshte këtyre dy artistëve që i don pa masë është se ata janë njësha si për muzikë dhe për jetën e tyre që bëjnë, ndërsa Fran Bezhi thotë se artistja i ka të gjitha këngët të bukura e do të veconte më shumë kënëgt “Sytë e tu si Magnet”. Para se ta mbylle këtë bisedë me ne ajo ka dëshirë të bëjë një përshëndetje dhe ne ia plotësojmë dëshirën ku shprehet kështu: “I përshëndes nga zemra dhe ju roj fat, suksese dhe lumturi gjatë gjitëh jetës”.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Të Duash Gjysten Dhe Sokolin Si Fran Bezhi