>
BIOSHQIP

Jozefina Kryeziu: “Gjyste Vulaj Më Ndryshoi Jetën”

09-11-2013
Është nënë e dy djemve dhe bashkëshorte e mirë, por ajo adhuron dhe e përcjell gjithmonë të rejat e këngëtares së saj të preferuar Gjyste Vulaj. Kjo është Jozefina Kryeziu me origjinë nga Kosova, por që jeton në Zvicër e cila ka dëshirë me shumë emocione të tregojë për artisten e saj që e don më së shumtë dhe që e dëgjon nga mëngjesi deri në darkë. “Pse unë e dua këtë këngëtare është sepse jo vetëm ka këngë të bukura dhe bën muzikë të mirë, por është edhe një person shumë i dashur, dhe sa herë unë e kam takuar ose kam biseduar me të kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time, me një fjala Gjystja dhe muzika e saj kanë ndryshuar jetën time.”-Kështu tregon për ne Jozefina e cila e ka takuar atisten për herë të parë në një koncert në Diasporë në muajin Maj të vitin 2012. Por nuk është vetëm Jozefina që e dëgjon këngëtaren, e gjithë familja e saj madje edhe dy djemtë e saj të vegjël e duan shumë atë. E pyetur nga ne se cfarë do ti thoshte nëse do ta takonte tani, Jozefina thotë : “ Se është një artisti shumë e mirë dhe ka zë të mrekullueshëm dhe është njeri shkmë i mirë”. Gjatë rrëfimit të saj kjo zonjë tregon se muzika dhe fjalët e artistes dhe këshillat janë dhuratat më të bukura që ajo i ka marrë prej saj, që e ka bërë kur flet me të, të ndihet cdo ditë më e lumtur. Jozefina tregon se është gëzuar shumë kur Gjytsja ka sjellë në jetë një djalë pas disa viteve, Besartin, ndërsa ajo është një prej atyre adhuruesve që mban shoqëri shumë të mirë me shumë ndjekës të artistes, ndërsa nuk harron të falenderojë Gjysten pasi ka qenë ajo që e ka njohur atë me një shoqe shumë të mirë që quhet Jehona Papaj. Edhe kjo adhuruese si shumë të tjerë e ka të pamundur të përzgjedhë se cila është kënga më e bukur që ajo e vlerëson nga repertori i këngëtares, por thotë se pëlqen shumë dhe i dëgjon shpesh “Lum lum nëna për djalin e vet” dhe kënga që ia qetëson shpirtin është ajo me titull “Shpirtin tek ti e kam”. Jozefina nuk harron edhe një herë të tregojë mes një gëzimi të madh kur flet për artisten se ajo është shumë e lirë me atë dhe ka shumë besim kur flet me të për cdo gjë. Por cfarë do të mendojë tani artistja e madhe Gjyste Vulaj kur ta lexoje këtë intervistë të sinqertë nga një adhuruese që tashmë e ka shndërruar në një mike të mirë?.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Jozefina Kryeziu: “Gjyste Vulaj Më Ndryshoi Jetën”