>
BIOSHQIP

Një Mega Party Në New York Me Gjyste Vulën

09-12-2013
Nata e parë e vitit të ri që po vjen 2014 këngëtaren e madhe Gjyste Vulaj do ta gjejë në Amerikë e kontretisht në New York, pasi ajo është e ftuar në një super mbrëmje që është quajtur “Nata Shqiptare në New York” për të festuar Vitin e Ri me qindra e mijëra shqiptarë atje. Gjyste Vulaj po përgaditet që të mbledhë të gjithë shqiptarët në këtë show madhështor për të festuar ditën e parë të Vitit të Ri. Organizatorët e sukseshëm të mbrëmjeve muzikore Rifat Demiri dhe Fatmir Cuka kanë menduar që të sjellin një mega mbrëmje në ditën e parë të vitit 2014, ndërsa mësojmë që tani kanë nisur pronotimet, pasi edhe vendet për këtë koncert janë të kufizuara. Artisten e madhe Gjyste Vulaj do ta shoqërojë si gjithmonë bashkëshorti i saj muzikanti i njohur Sokol Vulaj si edhe artistët Hajro Ceka, Elizabeta Marku. Një mbrëmje që nuk duhet të mungoni sidomos ju shqiptarë që jeni afër New Yorkut për të marrë pjesë në këtë mbrëmje madhështore ku 100 përqind do të jetë ‘live’ ndrësa mbrëmjet e organizuara nga Rifati kanë gjithmonë vulën e suksesit dhe adresa është kjo: ‘5 Star Banquet 13-05 43 rd Ave Lond Island City, NY 11101’.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Një Mega Party Në New York Me Gjyste Vulën