A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Gold Ag: “Falenderoj Zotin Për Këtë Që Jam Sot”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  33
[23-07-2017]
Intervistoi: Dijana Gj. Dukaj

1. Gold Ag, emër tashmë i njohur dhe i dashur nga të gjithë. Ju, kini një karrierë mjaft të pasur muzikore. Gjithë këtë në radhë të parë falë talentit dhe pasionit tuaj për këngën. Cila është formua e suksesit tuaj në fushën e muzikës?

Gold Ag: E gjithë kjo që jam sot është dhuratë nga Zoti të cilin e falënderoj pa fund. Por, pa harrua të falënderoj të gjithë ata që më përkrahën e me përkrahin edhe këto ditë. Puna e vazhdueshme dhe e palodhshme në fund është shpërblyer me këtë emër.

2. Kolegët këngëtarë flasin me mjaft respekt për të arriturat tuaja në fushën e muzikës. Aq më parë pasi Ju jeni i pranishëm në koncerte dhe evenimente të ndryshme muzikore. Cilat kishit veçuar ju nga këto?
Gold Ag: Për kolegët e mijë kam respekt të veçantë sidomos për ata që janë më të vjetër. Por, edhe ata që janë të ri në këtë drejtim mundohem ti përkrah në çdo aspekt. Secili koncert ka veçantinë e vetë.
3. Stili që ju kini është i veçantë. Sidomos nga mënyra e interpretimit. I mbeteni besnik gjithnjë këtij stili edhe në të ardhmen?

Gold Ag: Kënga ime buron nga zemra. Gjithmon e kam kënduar atë që kam jetuar ose kam kërkuar diçka që e do krejt kombi im.



4. Çka është më e bukura në profesionin tuaj?

Gold Ag: Talenti!

5. Kini edhe bashkëpunime të shumta me këngëtarë të ndryshëm. Sa ka ndikuar kjo në karrierën tuaj?

Gold Ag: Bashkëpunime kam shumë dhe besoj do të kem edhe në të ardhëm. Kjo tregon që jam i hapur me të gjithë.

6. Ju, vazhdoni me të njëjtin përkushtim krijimtarinë muzikore. Si e përjetoni ju atë dhe çka është ajo për ju?
Gold Ag: Është punë që e punoj me shumë vullnet. Ndërsa tani që e dëgjojnë të gjitha moshat mundohem të jem sa më i kujdesshëm.

7. Jeni ndër këngëtarët më të preferuar kudo që këndoni. Çfarë përjetimi është ky për ju?

Gold Ag: E falënderoj Zotin dhe popullin tim për përjetimin e veçantë që më japin.



8. Me çka e ruani origjinalitetin tuaj kur shohim që në estradën muzikore ka shumë imitime?
Gold Ag: Më i mirë është origjinali i dobët sesa kopja e mirë.

9. Të arrihet fama nuk është e lehtë. Por, sa është e vështirë që të mbahet ajo?

Gold Ag: Fama është nganjëherë mallkim për njeriun se fama mund të japë edhe mendjemadhësi. Zoti na ruajt nga mendjemadhësia dhe nga përbuzja e të mirave.

10. Çka mund të quani ju si suksesin më të madh deri tani?

Gold Ag: Gjithë karrierën time!

11. Kini lançuar videoklipin ‘e mira e Ulqinit’ në bashkëpunim me Shemin. Këngë që po dëgjohet mjaft. Mund të presim ndonjë projekt tjetër gjatë këtij sezoni veror?

Gold Ag: Edhe dy ose tri klipe tjera gjatë korrikut dhe gushtit. ‘E mira e Ulqinit’ është këngë që e dua shumë!
 (Dijana Gj. Dukaj)





teksteshqip.com © 2007 - 2018