Gold Ag, Përfundon Lidhja Me Norën
18-5-2013

Nuk ka ecur ashtu siç është menduar lidhja e tyre, ndërkohë që puna, bashkëpunimet dhe koncertet po i shkojnë si mos më mirë. Fjala është për reperin e njohur kosovar, Gold Ag dhe këngëtaren e aktoren Nora Muçaj, të cilët kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin, por që vetëm pak ditë më parë kjo lidhje është prishur.

Nuk mund të themi se arsyeja është largësia, pasi reperi me emrin e vërtetë Arian, udhëtonte shumë në diasporë ku jo vetëm kishte mundësi të këndonte, por edhe të rrinte më tepër më të dashurën e tij që jetonte atje. Por shpesh ndodhte për arsye muzike edhe për të takuar të dashurin e saj, Nora vinte në Prishtinë. Ditët e fundit, Nora është parë në krahët e Ermal Merdanit, djaloshit të "BB5", por këtë herë vetëm për videon e saj më të re që e ka realizuar në Tiranë, dhe që misterin e ka kërkuar vetë ajo, ndërsa Goldi është parë në bashkëpunim me një këngëtare të re, Zana Kuçi. Siç duket, edhe në këtë rast ajo thënia se vështirë që dy këngëtarë të jetojnë gjatë së bashku, rezulton se është e vërtetë.
(PanoramaPlus)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 3