TEKSTESHQIP

Gold Ag & Gjin Dona
Mirdita
Lyrics

Ku është besa e tradita
aty është gjithmonë Mirdita,
lind e rritë me pushkë në dore,
m'ka fal Zoti Mirditor

Një dasëm të madhe,
e ka Mirdita,
këtu ku a besa a nderi e tradita,
me shpat e me pushkë,
e mbrojta pragun,
kurrë nuk derdha lot se e derdha gjakun,
këtu ku fluturon shqiponja me dy krena,
këtu ku me gjak është mbrojt Albulena,
plisin prej kokës s'ma hoqi armiku
se qendrova fort si kala Rubiku,
unë jam Rrësheni vëlla i Abat Doçit,
jam djalë Mirdite me zemer të Oroshit,
u linda Spaç këto kulla prej gurit,
e më tha nëna bir jetofshë sa flamuri

Ku është besa e tradita
aty është gjithmonë Mirdita,
lind e rritë me pushkë në dore,
m'ka fal Zoti Mirditor X2

Dymbëdhjetë bajraçe i mbrojta me breza,
me zemren e madhe sa Kruja e Lezha,
gjuhen amëtare e ruajta nër oda,
unë jam Thirra, Xhuxha e Konaj, me plisin në kry,
në këto troje u rrita,
plot me trima po lulëzon Mirdita,
token ë kamë të mjellur me burra,
shekujt kalojnë,
gjithmonë u m'burra,
unë jam Shqipnia,
qysh m'ka fal Zoti,
unë jam Fani m'ka lan Kastrioti,
jam në token tem e si tutna kërkujt,
e gjaku jem kurrë nuk bahët ujë

Ku është besa e tradita
aty është gjithmonë Mirdita,
lind e rritë me pushkë në dore,
m'ka fal Zoti Mirditor

DËRGOI:
INFO
Pasi u plotësua me të gjithë komponentët e saj, ky produkt muzikor u prezantua tek audienca i përpunuar në sferën vizuale me një videoklip, produksioni i të cilit u krijua nga MProduction. Videoklipi u publikua me datë 28 Nëntor 2023. Për komponimin dhe për tekstin u përkujdes Gold AG, teksa këngën e orkestroi Gramoz Kozeli.
Rryma muzikore:
Hip-Hop
Renditja:
Top 200