TEKSTESHQIP

Gold AG & Hysni Klinaku
Trimat E Gjakovës
Lyrics

[Hysni Klinaku:]
Heeeeej
E kam një allti me brez
që ma ka dhanë nana
Ka me pa armiku i zi kush është Agron Rama
Besën e kem dhanë oj nanë Trimat e Gjakovës
Kamba e huj nuk ka me shkel n’tokën e Kosovës

[Gold AG:]
N’ballë t’ushtrisë ni djal e ka nana
Trimi i nanës luan mi luana
Rreshtin e gat sa mir e udhëheqe
Ti je krenaria e rekës t’keqe
Digjet Smolica nga flaka e tymi
Po Agron Ramës si tremet syni
Me buk e krip u rrita te votra
Me dy vllazni e katër motra
Jom msu me nal zjarrin me flakë
Prej babë Osmanit e nanës Shakë
Ni allti nana e nxerri prej xhepi
Tha merre o bir e maje mas veti
Me bo çetnikt rrugës me t’nal
Kush t’del i pari qëndisja n’ballë
Qohu Smolic ta dridhim kasapin
E tash na ktyne jau kallxojm hesapin

[Ref. Hysni Klinaku:]
E kam një allti me brez
që ma ka dhanë nana
Ka me pa armiku i zi kush është Agron Rama
Besën e kem dhanë oj nanë Trimat e Gjakovës
Kamba e huj nuk ka me shkel n’tokën e Kosovës

[Gold AG:]
N’kët ditë janari trimat jon nis
Me u përjetsu n’altarin e lirisë
Zemrën barut e synin rrufe
S’durojm kufi ma n’kët atdhe
Ka me m’marr malli për malet t’shkëlzenit
Për Dukagjin nëpër shtigjet t’Godenit
Ah more shka e di qysh po lutesh
Une po des e ti po tutesh
Plumat e mram nëse i shtjerri
O edhe me gishta shpirtin ta nxjerri
Tokat shqiptare për ty o veni huj
Na ktu me ju tut jo ty po kërkujt
E ni mbiemër me Sejdën e majm
Rugovën e Hasin me gjak e lajmë
E pa liri se dojm as jetën
Qeshu moj nanë se e lava vetën

[Ref. X2 Hysni Klinaku:]
E kam një allti me brez
që ma ka dhanë nana
Ka me pa armiku i zi kush është Agron Rama
Besën e kem dhanë oj nanë Trimat e Gjakovës
Kamba e huj nuk ka me shkel n’tokën e Kosovës

DËRGOI:
INFO
Asgjë nuk iu la rastit, prandaj materiali muzikor është paraqitur tek shikuesit i punuar me mjaft shije me një videoklip, për të cilin është përkujdesur MProduction. Videoklipi u publikua më 29 Janar 2022. Kompozimi dhe teksti u punua nga Gold AG, teksa autor i orkestrimit është Alban Furtuna.