TEKSTESHQIP
Gold AG - Veni Vakive
Gold AG
Veni Vakive

Autor i tekstit është vetë artisti, ndërsa për produksionin punoi Bini Diez. Ky material muzikor u servir tashmë si dhuratë i përpunuar me mjaft shije edhe me një videoklip muzikor, për të cilin është bashkëpunuar me Imagine Films. Video premiera është publikuar më 14 Shtator 2024.

Teksti :: Song Lyrics

Nuk e di se çka po ndodh
Ama jena lodh
Nuk e di se çka po ndodh
Me ty Kosovë

Ku mbet ajo kohë që u gzojshim me ni troh'
Që na lidhke gjithçka e nuk na ndajke kurgjo
E tash edhe dreqi s'po na bjen n'fije
Ku osht ai shqiptar që fjala i pat hije

Secili mas pari po nisem prej te shpia
A jena tu e pa qysh po na rriten fmia
Baba ka shumë pare e djali nuk ka marre
Nuk e edukon as edukata qytetare

Kur hyn policia n'shkollë e i kontrollon
Gjen armë n'fillore ma shumë se n'poligon
Respekti për prind osht për m'u kajt
E prindi shkretë edhe durt i ka lajt

Se djalin ahmak e nin nëpër sokak
Shokut i thotë babë e babës i thotë plak
Ktu qite n'ler e s'ki ça mu nxe
Se edhe ateisti ktu Zotin ta bon be

Nuk e di se çka po ndodh
Ama jena lodh
Nuk e di se çka po ndodh
S'po muj pa fol

Nuk e di se çka po ndodh
Ama jena lodh
Nuk e di se çka po ndodh
Me ty Kosovë

Rroku pak ka feja e çel tema t'reja
Secili budall' ka drejtë me dhon' ideja
Grupi i shejtanit me njerzt e haramit
Dojn' me njollos pastërtinë e Islamit

Shkurt për juve mos ta lodhi kët dorë
Se 37 hoxhallarë i kena dëshmorë
U bo shumë normale nëpër rrjete sociale
M'u sha hiç pa marre Ushtria Çlirimtare

Analista gjithologa janë bo plot do bërrlloga
Ama kërkujt brinat s'jau ka qit droga
Veni jem i dashur u bo ven' i vakive
Ku njeri e myt veten sherri i fajdexhive

A e ke vrejt aksidente rrugës kur po bojnë
Krejt i sheh që xhirojnë e pak që i ndihmojnë
Baba e nana i bajnë qare bineqve
A kur plaken e dijnë që i pret shpija e pleqve

Nuk e di se çka po ndodh
Ama jena lodh
Nuk e di se çka po ndodh
S'po muj pa fol

Nuk e di se çka po ndodh
Ama jena lodh
Nuk e di se çka po ndodh
Me ty Kosovë

A e din pse fyhen shkronjat e arta
Se djemt e udbashve janë n'pozita t'larta
Lloj lloj deputeti ktu pa fije marifeti
I kallxon trimav qysh formohet shteti

Kaniher nuk ka fund puna e marrinav
Kur nana e len bebën n'shportë t'mbeturinave
E burreci fmit i len pa erë nane
E vran e nesër i shkon edhe n'tpame

Ktu krimineli kurrë se menon mëkatin
Se e din që t'fort' e ka avokatin
E para se me drejtu ti gishtin ka mileti
Dije që tre gishta t'kthym i ki ka veti

Prindi ni e prindi dy a e ke ni ça do me thon'
Se dojn' me na hek fjalën babë e fjalën nanë
E do shklepca t'vogël kaniher dojn' me m'ul
Ama kur i dal përpara hiena bahet pulë

Nuk e di se çka po ndodh
Ama jena lodh
Nuk e di se çka po ndodh
S'po muj pa fol

Nuk e di se çka po ndodh
Ama jena lodh
Nuk e di se çka po ndodh
Me ty Kosovë

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0