TEKSTESHQIP
Gold AG & Djemt E Beqës - Po T'pret Sharkia
Gold AG & Djemt E Beqës
Po T'pret Sharkia

Kompozitorë është Gold AG & Fatos Canolli, për fjalët e këngës u përkujdes Gold AG, ndërsa autor i orkestrimit rezulton të jetë Fatos Canolli. Materiali muzikor i radhës është finalizuar tashmë si dhuratë i realizuar këndshëm edhe me videoklip muzikor, për të cilin është bashkëpunuar me MProduction. Spoti muzikor u transmetua më 7 Qershor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Ni kang o trim po ta këndoj me dashni edhe pse neve zani nuk na shkon si ty.
Sa herë me shoqni që ja msym konakut thom ah tkishëm pas ty në ballë të gjakut me ta pa at damar prej këngës në krye e djersa e ballit me të pikë mi sharki ajo fytyrë e buzëqeshur si drita e bardhë na kallëzojke që liria është tu na ardh fjalë mas fjalë prej tjerëve që i ngova thoshin me këngë nuk çlirohet Kosova.
Po more po bashkë me kang e çlirojmë këngën e këndojm e krejt copa i bojm
E të madhit zot sa herë ju kem lutna na me vdek tu knu e ata tu u tut.
Muja e beça jonë si shqipja në flamur me vdek ndoshta po a me nda dije kurrë.

O ku je Beqo dil lshoje zanin
A të ka marrë malli me pa Bleqanin o këngën tënde po do shqipnia hajde se n Od beq pot pret sharkia

O mua pa ty babë zemra më ka plas o krejt ma bojshin lum që ke pas nluft jena rrit o met bit e sefes e tash liriu këndojnë djemt e beqes.

Trimmat për trimat gjithmonë këndu e kanë.
Si Hamza Ademi me dajën Osman.
Vaji i burrit kënga kur del prej pikëllimit shkruaj Beq ni kang Luan Haradinit.
Ishin fjalët e mujës në konak të asaj kulle
E pse shqipinë na e ndan në mure.
Kur gjaku n pashtrik ngjyri i dha borës.
Na e kënduan këngën n kreshtat e Kosovës.
He moj shqip mbarova mos thuaj se met sharkia pa beq e pa muj.
O lul bozhure qelnu n tok t lir se na shkoi Alia djali më i mirë, pse shkuam bashkë kurrë mos na qani se pa njëri-tjetrin nuk na shkon zani sa mirë në këtë tokë trupa ta mbështeten se s'e Beqa Mujën e se len Muja Beqen

O kuje Beqo dil lshoje zanin a tka mar malli me pa bleqanin o kangen tane pe don shqipnia
Hajde se n Od beq pot pret sharkiaa. x2

Kontribuan:
Podujeva01

VIDEOKLIPE

Komente 0