Ish-Shoferi I Greta Koçit 9 Muaj Burg, Pretendonte Se Ishte I Shoqi
13-06-2015
Fansi dhe ish-shoferi i kryetares së FRPD dhe këngëtares Greta Koçi është dënuar me 9 muaj heqje lirie pas akuzës së bërë nga Koçi për kryerjen e veprës penale të përndjekjes.
40-vjeçari nga Shkodra Verian Hysaj është denoncuar nga vetë Koçi në shtator të vitit të kaluar pas një sërë kërcënimesh dhe ngacmimesh të bëra prej tij sipas Koçit.
Sipas saj ai e ka ofenduar dhe ka pretenduar se ka qenë bashkëshorti i saj duke u kthyer në rrezik dhe shqetësim për këngëtaren.
Në akuzën e Koçit thuhej se Hysaj e përndiqte atë në çdo aktivitet apo koncert të këngëtares.
Vendimi është marrë nga gjykata e Tiranës në bazë të nenit 121/a-1 parashikuar nga Kodi Penal. Ndërkohë sipas Hysaj ai ka qenë shoferi personal I Koçit dhe ka pretenduar se ajo I kishte para borxh atij.
Sipas vendimit të gjykatës i pandehuri Verian Hysaj me veprimet e tij rezulton se ne menyre te perseritur e ka krijuar gjendje pasigurije dhe ankthi, per sigurine vetjake te te demtuares.
Konkretisht shtetasja Greta Koci ka shpjeguar se: Ka rreth 2-3 muaj qe perndiqet, duke i shkaktuar nje gjendje te vazhdueshme ankthi dhe frike nga i pandehuri Verian Hysaj, duke shtuar gjithashtu se Koçi ishte gruaja e tij dhe se ajo duhet të bënte çfarë i thoshte i pandehuri.
Gjithashtu mësohet se 40-vjeçari nga Shkodra e ka kryer 1/3 e dënimit në paraburgim duke i mbetur vetëm 6 muaj heqje lirie.

(Indeksonline)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0