>
BIOSHQIP

Hersiana Matmuja Pozon Për Avni Selmanin

18-01-2014
Përfaqësuesja e Shqipërisë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës "Eurovision", Hersiana Matmuja, ka publikuar një foto në profilin e saj në facebook ku shihet me një fustan të gjatë të zi, duke pozuar para fotografit të modës Avni Selmanit. Këngëtarja e cila ngadhënjeu në festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Zemërimi i një nate”, ka falënderuar fotografin Avni Selmani për, siç ka thënë, aparatin e tij magjik, si dhe disenjatoren Blerina Kllokoqi-Rugovën që është kujdesur, siç është shprehur, për fustanin me feminitetin dhe pastërtinë e veshjeve të saj. “Jam shumë e emocionuar” ka thënë me këtë rast, këngëtarja e re me prejardhje nga Kukësi.
(Telegrafi)

Hersiana Matmuja Pozon Për Avni Selmanin