Më mbaj mend (për 1 muaj)


Hersi: “Jam Krenare Me Pjesëmarrjen Në Eurovision”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1
[07-05-2014]
Këngëtarja shqiptare, Hersi Matmuja, e cila u eliminua në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest, ka shprehur krenarinë e saj me pjesëmarrjen.



Ndonëse rezultati zhgënjyes i eliminimit në gjysmëfinale me këngën e saj, Hersi ka shrytëzuar rrjetin social Facebook, për të shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë festival.



“Përshëndetje miq të mi! Ju falënderoj me zemër për çdo emocion dhe mesazh mbështetjeje që më keni dërguar. Më besoni jam e lumtur pa fund që pavarësisht rezultatit ju jeni ende me mua dhe keni kuptuar që mbrëmë kam dhënë shpirtin tim në atë skenë”. “Unë jam pa fund e lumtur dhe krnare që isha pjesë e kësaj loje që ka dhënë rezultate si pozitive ashtu dhe negative”.



“Jam e lumtur që jetës time i shtova një përjetim të tillë e shpresoj se më presin tjera. Kjo eskperiencë më dhuroi një diçka shumë të rënësishme, se unë mundem, pastaoj bota gjykon parametrat që nuk i vendosim ne, ky është fakt dhe unë mësova ta përballoj”, shkruan në reagimin e Hersit pas eliminimit nga Eurovision Song Contest.



Paraqitja shumë e kritikuar e Hersit në këtë festival nuk është lënë pa u komntuar nga njohësit e muzikës, që nuk e kanë vlersuar këtë këngë si të denjë për festivalin, ku muzika moderne dhe ritmi është ai që vlerësohet nga publiku evropian.



 (Zëri)

      Hersi - One Night's Anger [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet