TEKSTESHQIP

Hersiana Matmuja: “Ja Si U Ndjeva Kur Ftiova Festivalin E Rtsh-Së“

11-1-2014
Hersiana Matmuja: “Ja Si U Ndjeva Kur Ftiova Festivalin E Rtsh-Së“
Hersiana Matmuja, këngëtarja e cila para disa javësh fitoi Festivalin e këngës në RTSH, vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip, për të na rrëfyer më shumë rreth emocioneve të përjetuara të asaj nate dhe prapaskenave të Festivalit të Rtsh-së.

TeksteShqip: Hersi, sapo i keni shtuar një trofe gjigand arkivit tuaj, fitoren e Festivalit të këngës në RTSH? Si u ndjeve në ato momente kur fitove festivalin?

Hersi: Në momentin që filluan të jepeshin pikët isha ulur tek disa shkallë në prapaskenën e Pallatit të Kongeseve, ose më saktë isha strukur, dhe në momentin kur filluan pikët, filluan ethet. Në momentin që u kuptua që kënga ime ishte kënga fituese nuk e besoja, nuk po ngrihesha dot në këmbë, më kanë ndihmuar të ngrihem dhe të shkoj në skenë. Siç e shikuat reagimin nuk më mbaronin lotët.
TeksteShqip: E prisje fitoren?

Hersi: E dëshiroja, e shpresoja dhe e ëndërroja.

TeksteShqip: "Zemërimi i një nate"... kujt i kushtohet dhe për çfarë flet më shumë kjo këngë?

Hersi: I kushtohet zemërimit që bëhet shkak i infektimit dhe prishjes së marrëdhënieve njerëzore. "Çdo mëngjes është më i zgjuar se çdo mbrëmje", ky është thelbi i tekstit domethënës, mendohu mirë përpara se të thuash fjalën e fundit.

TeksteShqip: A do të shoqërohet kënga edhe me klip?

Hersi: Po, patjetër.
TeksteShqip: Shqipëria në Eurovision mban rekordin në vëndin e 5-të. Jeni e gatshme ta thyeni këtë rekord?

Hersi: Nuk bën pjesë në parimet e mija të thyej rekorde. Përgjigjet e pyetjeve që kam, mundohem ti kërkoj brenda vetës, hulumtoj thellë që të gjej inspirimin që të jap më të mirën në skenë dhe këtë gjë do të bëj.

TeksteShqip: Ndërkohë që ishim në prag festash... Si i kalove gjatë festave të fundvitit?

Hersi: Ishte Viti I Ri më i bukur dhe i lumtur për mua dhe familjen time sepse mua mu realizua ëndërra dhe familja ime ka qenë në çdo hap të këtij momenti.

TeksteShqip: Cila ishte dhurata që kërkove për këtë vit?

Hersi: Më është plotësuar, e kam gojën e mbyllur.

TeksteShqip: Përveç Eurovisionit keni ndonjë projekt tjetër në mëndje, apo i jeni përkushtuar totalisht përfaqësimit në EuroSong?

Hersi: Për momentin i jam përkushtuar plotësoisht Eurosongut.
TeksteShqip: Hersjana, duke të uruar shumë suksese në Eurovision, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Ndonjë porosi për fansat...

Hersi: Ju falenderoj për këtë intervistë. Ju them ndiqni ëndërrat që keni në zemër, besoni fort në to sepse mendoj që në realizimin e tyre fshihet lumturia. Faleminderit pafundësisht për mbështetjen.
Hersiana Matmuja
Zemërimi I Një Nate
[Teksti dhe Klipi]
(Teksteshqip.Com)

Komente 0