Hersi: “Jam Krenare Me Pjesëmarrjen Në Eurovision“
7-5-2014

Këngëtarja shqiptare, Hersi Matmuja, e cila u eliminua në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest, ka shprehur krenarinë e saj me pjesëmarrjen.

Ndonëse rezultati zhgënjyes i eliminimit në gjysmëfinale me këngën e saj, Hersi ka shrytëzuar rrjetin social Facebook, për të shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë festival.

"Përshëndetje miq të mi! Ju falënderoj me zemër për çdo emocion dhe mesazh mbështetjeje që më keni dërguar. Më besoni jam e lumtur pa fund që pavarësisht rezultatit ju jeni ende me mua dhe keni kuptuar që mbrëmë kam dhënë shpirtin tim në atë skenë". "Unë jam pa fund e lumtur dhe krnare që isha pjesë e kësaj loje që ka dhënë rezultate si pozitive ashtu dhe negative".

"Jam e lumtur që jetës time i shtova një përjetim të tillë e shpresoj se më presin tjera. Kjo eskperiencë më dhuroi një diçka shumë të rënësishme, se unë mundem, pastaoj bota gjykon parametrat që nuk i vendosim ne, ky është fakt dhe unë mësova ta përballoj", shkruan në reagimin e Hersit pas eliminimit nga Eurovision Song Contest.

Paraqitja shumë e kritikuar e Hersit në këtë festival nuk është lënë pa u komntuar nga njohësit e muzikës, që nuk e kanë vlersuar këtë këngë si të denjë për festivalin, ku muzika moderne dhe ritmi është ai që vlerësohet nga publiku evropian.

Hersi
One Night's Anger
[Teksti dhe Klipi]
(Zëri)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0