>
BIOSHQIP

Hueida El Saied Ndahet Nga Kirurgu Italian

28-09-2012
Showgirli Hueyda El Saied i jep fund lidhjes tre vjecare me italianin Bruno, raporton Paloma. Ajo ka shpjeguar per emisionin "Silikon" ne radio NRG se arsyeja e ndarjes ishte distanca. Me kirurgun Bruno, Hueyda ka bashkejetuar rreth nje vit e gjysme ne Rome, ku ajo mbaroi masterin dhe me pastaj vendosi te kthehej ne Paris. "U ndava nga Bruno pasi kishim kohe qe jetonim nje lidhje ne distance... por gjithsesi me Brunon kemi ruajtur marredheniet dhe vazhdojme te mbajme kontake" ka deklaruar Huyeda. Ne Shqiperi ka ardhur per nje periudhe te shkurter kater ditore, ku ajo do prezantoj disa projekte te reja ne lidhje me angazhimin e saj te ri si eksperte e te drejtave te njeriut. Shpreson te kete nje emision ku do t'i perfshije te dy pasionet e saj, per televizionin dhe tani edhe per te drejtat e njeriut. Ne perfundim e siper ka librin e saj te trete.
(Albavipnews)

Hueida El Saied Ndahet Nga Kirurgu Italian