Ilir Berani
  • Vendlindja:
  • Prishtinë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 52 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 18 Nentor 1966
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  42
Këndon kryesisht: pop e lehtë

Ilir Berani është autor këngësh dhe këngëtar shumë i njohur. Djaloshi i talentuar për muzikë dhe plot ëndërra të bëhej doktor, ia ariti këtij qëllimi- u bë doktor, por i llojit tjetër- shërues i shpirtërave sepse falë talentit për muzikë, të cilin gjatë disa dekadave e dëshmon përmes këngëve, teksteve dhe melodive që i krijon, ato shpejt bëhen hite, madje mbesin hite dhe melodi të pavdekshme.

Atyre që paraqiten në skenë ua ofron mundësinë që me hyrjen në botën e estradës të korrin sukses të garantuar, ndërsa atyre profesionist u mundëson që në opusin e tyre krijues të shtohet edhe një këngë e bukur duke ua siguruar afatin më të gjatë te dëgjueshmërisë.

Qysh nga koha e Trio Ronës, publiku i gjerë dhe gjenerata të shumta e dinin kush është Ilir Berani, por për ata që ndoshta nuk janë aq shumë të informuar, Iliri lindi me 18 nëntor të vitit 1966 në Skenderaj. Si djalosh i dalluar, e nxënës dhe student i shkëlqyeshëm, gjithmonë me përkrahjen e Gilit, u detyrua që të shkojë në Sarajevë për të mbaruar fakultetin e mjekësisë, pasiqë pushteti serb mbylli insistucionet në Kosovë. Fatkeqësisht,në Bosnje krisi lufta , kështuqë nga Sarajeva me shumë vështirësi u kthye në Prishtinë së bashku me bashkëshorten Gilin dhe djalin Robertin.

Nga ajo kohë tërësisht iu përkushtua karierës solistike të Gilit duke krijuar hite që edhe sot dëgjohen dhe kërkohen. Për një kohë të shkurtër u bë ndër kantautorët më të famshëm në botën e yjeve të estradës, sepse një gjë ishte e sigurtë dhe të gjithë e dinin: pa Ilirin nuk ka hit !

Gjithmonë shkon përpara si dhe vazhdimisht krijon dicka të mirë, kualitative dhe muzikore ! Lista e hiteve që krijoi është shumë e gjatë si dhe emrat me të cilët bashkëpunoi janë të shumtë, prandaj ato do t’i publikojmë në ndonjë rast tjetër. Dëshira e tij ishte dhe është që të lejë gjurmë në muzikën shqiptare…ai definitivisht lë gjurmë si dhe dallohet nga të gjithë të tjerët !
Këngët e Ilir Berani janë kryesisht të zhanrit popullore ose të zhanrit pop folk. Ai është kompozitori i të gjitha këngëve të bashkshortes së tij. Por ka kompozuar këngë edhe për këngëtarë të tjerë të mëdhenj si: Dani, Sinan Vllasaliu, Shyhrete Behluli, Genta Ismajli, Xeni, Lori, Malesori, Kaltrina, Teuta Selimi etj.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Bashkëshorti i

Gilit

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera