Ilir Shaqiri I Pavarësisë
17-2-2012
Artisti i mbi 600 këngëve epike, historike, dhe lirike, pjesëmarrësi i mbi 1000 koncerteve jashtë dhe brenda (kryesisht humanitare), njeriu që përmes këngëve theu mure, ngjalli ndjenjat kombëtare dhe ishte logjistikë e zërit të kombit, Ilir Shaqiri, padyshim ka zgjuar Ilirinë. Ai, tashmë është bërë një ikonë, i cili aq bukur ka artikuluar kërkesat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi në një kohë kur kjo ishte e ndaluar. Këngët e tij emblematike, stili i veçantë, intelektualizmi i teksteve, përkushtimi deri në flijim, bëri që fusha të duket më e gjelbëruar, mali më i lartë, atdheu më i shtrenjtë.
I lindur në Burojë të Drenicës, në dhjetor të vitit 1960, Iliri ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, është Magjistër i Letërsisë. Është fituesi i shumë çmimeve të rëndësishme si: Këngëtari Emblematik i Ballkanit, Nderi i Odës Dibrane, Artist i Merituar i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë. Ilir Shaqiri, krijon muzikë dinjitoze, etnike dhe ai përmes zërit të tij ka bërë ringjalljen e ndjenjave kombëtare. Opusi i tij paraqet dramën kosovare, kurse një karakteristike veçuese është edhe ajo se ai Kosovën të gjithëve ua ka bërë më të afërt dhe më të dashur.
Autori i këngëve – ikonë, "Falë të qoftë gjaku Kosovë", "D'jem petrita ka rrit Drenica", "Luma e kuqe ka lidh bese", "Fjalët e qiririt", "Udhët e mia","Jam Evropë", "Sërish vjen marsi", e shumë të tjera, janë veçuar si hite jo vetëm të vitit, por edhe të dekadës e pse edhe jo të shekullit. Derisa luftëtarët e lirisë, kanë luftuar me topa, Iliri, ka luftuar me "raketa", është një vlerësim i gjeneralit Kudusi Lama. Iliri, sikur e kishte ndjerë pavarësinë e Kosovës, prandaj, disa muaj më parë, e kishte kompozuar këngën, e cila ishte interpretuar për herë të parë me 17 shkurt të vitit 2008, pikërisht në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Prandaj, edhe kjo intervistë e ka edhe simbolikën e vet, pra, po e zhvillojmë në katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të cilin Ilir Shaqiri, dha aq shumë nga shpirti i tij artistik.
Z. Ilir, e cekëm këngën e pavarësisë, jo pa qëllim. A është e vërtetë se ju e keni ditur se pavarësia do të ndodhë, madje keni qenë edhe parashikues i datës së saktë?
Pas luftës çlirimtare të gjithë kemi besuar se pavarësia e Kosovës do të vjen brenda 3 vitesh, por kjo nuk ndodhi. ‘Unmik'-u bënte eksperimente me ne dhe politikën e Kosovës e bënin përkthyesit e papërgjegjshëm. Ecjes së Kosovës përpara i kishin vënë shumë pengesa, shumë kushte. Megjithatë Kosova e meritonte pavarësinë e saj dhe pas zgjedhjeve të vitit 2007 u bë e qartë se pavarësia do bëhej shpejt. Unë, Këngën për pavarësinë e kam krijuar dhe interpretuar një vit para se të ndodh pavarësia. Arti ka dhuntinë që t'u paraprijë ngjarjeve të mëdha, kjo ka ndodhur gjithmonë me krijimet e mia. Datën e saktë të shpalljes së pavarësisë e kam ditur në dhjetor të vitit 2007, sepse më është thënë se me datën 17 shkurt duhet të jesh në Kosovë!
Sikurse thamë, jeni shembull që me zërin tuaj keni krijuar idenë e lirisë së Kosovës, e keni ushqyer atë dhe e keni përjetësuar. Si ndihet një artist kur projekti i tij kombëtar bëhet realitet, kurse puna e tij ngritët në altar?
Nëse artisti frymon me ndjenjat e popullit të tij, asnjëherë nuk gabon. Unë gjithmonë kam dashur që ndjenjat, kërkesat dhe dëshirat e popullit tim t'i artikuloj përmes këngës. Është ndjenjë madhështore kur dëshirat e popullit realizohen ashtu siç thoshte kënga.
Jeni ndër këngëtarët e rrallë që i këndoni të gjitha zhanret dhe teknikat e muzikës, madje ka raste kur me të drejtë vlerësoheni edhe një tenor. Megjithatë shquheni për epikën dhe lirikën. Të dy zhanret, i ‘shkrini' dhe i këndoni me aq pasion e me aq zjarr dhe mall. Ju aq bukur e keni portretizuar luftëtarin shqiptar, poaq sa edhe shpirtin e kombit liridashës?
Luftëtarët e parë të lirisë, i kam gjetur nëpër libra dhe i kam sjellë në këngë, më vonë këta luftëtarë i kam takuar personalisht dhe kam pas fat që kam takuar Shaban Jasharin, Hamëz e Adem Jasharin, tri portrete Skënderbegjanë të kombit shqiptar. Lum ata që ua kanë dhënë dorën këtyre tre burrave, posaçërisht lum ata artistë të cilët do t'i ndjek deri në varr portreti i tyre titanik.
Keni bashkëpunuar më shumë kompozitorë dhe poetë, por edhe vet njiheni si tekstshkrues dhe kompozues, dmth, jeni treguar i suksesshëm në të gjitha hullitë e artit muzikor. A ka qenë një sfidë, sepse nuk thuhet kot, "duhet të durosh dhembjesh që të korrësh fitoren"?
Më shumë se poezi kam shkruar muzikë. Kam bashkëpunuar me krijuesit më të mirë shqiptar si në poezi ashtu edhe në muzikë, gjithmonë duke u përpjekur në gjetjen e të bukurës në këngën e krijuar. Kënga është ndjenjë, dhembje, është fuqi që shpërthen pandalshëm në hapësirat e Atdheut tonë të dashur.
Zëri juaj ka shkuar në çdo shtëpi dhe sikur ka qenë një kushtrim për liri dhe pavarësi. A ndjeheni krenar për këtë që keni bërë dhe a mendoni artistit i shpaguhet mundi dhe sakrifica e cila në Kosovë ka qenë shumë prezente dhe e theksuar?
Kushtrimi i këngës sime për liri e pavarësi, ka hyrë në çdo shtëpi e zemër shqiptare. Ndjehem i lumtur për lirinë e pavarësinë e vendit tim, ndjehem i lumtur për vlerësimin që më bëjnë njerëzit gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Në vitin 2000 derisa po zbrisja nga makina në Vlorën e Ismail Qemalit, një plakë afër tetëdhjetave pasi më pyeti se, a jam "ai këngëtari kosovar, Ilir Shaqiri", më puthi në ballë dhe më tha: "Sa herë këndoje për Kosovën, ne të gjithë të besonim shumë, mos vdeksh kurrë"! Tërë jetën time kam mësuar të jem i vërtetë, i thash. Edhe vlerësimet institucionale i kam marrë nga shteti shqiptar, në vitin 2011 jam dekoruar nga presidenti i republikës së Shqipërisë me urdhrin, Artist i Merituar - Naim Frashri i Artë.
Ju njohim edhe si njeri që keni hapur pus të ri në krijimtari, por asnjëherë nuk keni pështyrë në pusin e vjetër. Pra, e vlerësoni të kaluarën, e çmoni të tashmen dhe besoni në të ardhmen, gjë që nuk e bëjnë të gjithë këngëtarët?
Njerëzit duhet të njohin të kaluarën, të dinë nga kanë ardhur, në mënyrë që të dinë kah të shkojnë. Në krijimtari kjo është më se e domosdoshme. Krijimtaria ime bazohet në këto parime, prandaj është e qëndrueshme nëpër kohë. Edhe vizioni për të ardhmen duhet t'i ruaj rrënjët e veta, vetëm kështu mund të jemi dikushi dhe do të jemi të respektuar nga të tjerët.
Jeni ndër të parët që keni marrë guximin të dilni haptas kundër okupimit dhe keni kënduar në favor të luftës dhe çlirimit. Keni patur pasoja për këtë guxim intelektual, apo e keni konsideruar këtë si diçka që është i obliguar ta bëjë secili njeri për kombin e vet?
Çdo shqiptar në Kosovë ka reflektuar guximin në mënyrën e vet, për t'u kundërvënë nga pushtuesit. Mua më ka takuar kënga edhepse disa herë kam dashur ta marr pushkën në dorë, por ushtarët e Kosovës nuk donin ta humbin një artist që këngën e bënë mirë, e ta fitonin një ushtar që nuk di të luftojë si duhet me pushkë. Guximi intelektual nuk i ka munguar Kosovës në këtë periudhë të çlirimit.
Sa herë që ju ka thirrur zëri i atdheut, ju i jeni përgjigjur me tingujt e zjarrtë deri në kohën kur në Kosovë ka aguar liria dhe pavarësia aq e pritur dhe aq e dashur. Tash Kosova është e lirë, duke se jeni përkushtuar një zhanri tjetër, atij lirik. A është kështu?
Krijimtaria ime vazhdon në të tri zhanret të cilat i kam lëvruar gjatë jetës sime krijuese. Tematika e këngëve ndryshon me kohën, por mbetet realizimi dhe interpretimi dinjitoz i temës që trajton kënga. Lirika në këngën shqiptare është shumë e bukur, temat janë të pashtershme edhe pse ka diversitet trajtimesh dhe interpretimesh të këtyre këngëve, nga cili rreth ato vijnë, përsëri krijojnë një unitet kulturo-kombëtar.
Këngët, "Dridhe Shkup e Shkodër", Princesha e Dukagjinit","Lugina e dashurisë , "Moj shkupjane", "Po të pres", etj, sikur e dëshmojnë këtë. Ju e keni një dashuri të fjetur, për balada dhe për këngët e dashurisë. A po zgjohet kjo dashuri për këngët ilirike në vrullin ilirian?
Këto këngë që i përmende dhe shumë të tjera, janë padyshim vlera të muzikës sonë lirike, brenda tyre ka gjetje poetike dhe muzikore, brenda tyre ka interpretim. Ashtu siç punohet me përkushtim kënga epike, ashtu duhet t'i përkushtohemi edhe këngës lirike. Unë për këngën epike ndjej obligim, ndërsa këngën lirike e kam pasion, ashtu siç i kam baladat pasion.
Ju keni luajtur edhe në disa filma të Isë Qosjes, si psh në filmin "A.D – vite të rëndësishme", pastaj në shumë videoprojekte, por mbeteni besnik këngës së pastër shqipe duke u bërë emblematiku i kësaj kënge. A keni në horizont plane të prekshme dhe të afërta?
Bashkëpunimi me regjisorin Isë Qosja ka qenë shumë i frytshëm në karrierën time. Me Isën vazhdojmë të jemi miq të shkëlqyeshëm dhe njëkohësisht bisedojmë për projekte të secilit prej nesh. Isa tani po bëhet gati për realizimin e filmit më të ri i cili do të fillon të xhirohet në shtator të këtij viti, ndërsa unë jam duke i shqyrtuar mundësitë për realizimin e një koncerti me filarmoninë e Kosovës dhe Big-bendin e RTK-së, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Njiheni edhe si këngëtar i ndjenjave dhe emocioneve. Këngët "Poqari", pastaj "Sërish vjen marsi", " Bota e rinisë"," Këtu shkëlqen plisi", janë perla të muzikës së bukur shqiptare. Ju a jeni kënaqur me atë që keni dhënë, apo ende keni për të thënë?
Krijuesi është si kroi, ai shteron kur i shteron muza. Krojet e Kosovës që nga viti 1999 e këtej nuk do të shterojnë kurrë. Edhe krijuesit gjithmonë do të krijojnë mbi jetën e popullit të mrekullueshëm shqiptar.
Duket se Korabi po ju trashëgon me aq pasion, por në një zhanër më ndryshe. Megjithatë, ka diçka tuajën. Nëse jo asgjë: modestinë dhe krenarinë, virtyte këto të lindura dhe të çmuara.
Korabi është i edukuar mirë, është profesionalizuar për muzikë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe tashmë e ka të shtruar rrugën e vet artistike.
Në fund, më lejoni, t'ua uroj katror vjetorin e pavarësisë me dëshirën që t'i këndoni lirisë, pavarësisë dhe bukurisë.
Faleminderit, urimet më të mira për Ju dhe për të gjithë shqiptaret kudo që janë.
Pas gjithë kësaj që u tha, ne do të shtonim edhe këtë: lum Kosova që e ka dhe ia paçim borxh për tërë atë që ka bërë për Kosovën.

(telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0