TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri & Aziz Dervishi
Kënga Shqipe
Lyrics

Kënga shqipe, këngë e zemrës,
Që na rrjedh ndër vena,
Që kur lindi n’ballë t’flamurit,
Në kullat me bedena.

Kapërcente Drinin, Bunën,
Brigjet e Vardarit,
Sikur buka e bardh’ në sofër,
Në vatër të çdo shqiptari.

Sa here kishin zemrat tona,
Mall edhe brenga, mall edhe brenga,
Krejt papritur n’kraharor,
Na buçiste kënga, na buçiste kënga.

Ref.(x2)
Kurrë s’u tha e nuk u zbeh kjo atdhedashuria,
T’i bëjmë bashkë vilajetet që i ka pas Shqipëria.

Kënga shqipe shqyente terrin,
Si një dritë qiriri,
Një mijë here t’ia prisnin kokën,
Prapë ngrihej nga hiri.

Kapërcente Drinin, Bunën,
Brigjet e Vardarit,
Sikur buka e bardh’ në sofër,
Në vatër të çdo shqiptari.

Sa here kishin zemrat tona,
Mall edhe brenga, mall edhe brenga,
Krejt papritur n’kraharor,
Na buçiste kënga, na buçiste kënga.

Ref.(x2)
Kurrë s’u tha e nuk u zbeh kjo atdhedashuria,
T’i bëjmë bashkë vilajetet që i ka pas Shqipëria.

DËRGOI: