TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Mërgimtari
Ilir Shaqiri
Mërgimtari

Kënga vjen e kompozuar nga Kolë Susaj, ndërsa për poezinë janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Naim Frashëri.

Teksti :: Song Lyrics

O male të mëmëdheut, e ju o lisat e gjatë!
Fusha të gjera me lulë, u kam ndërmend ditë e natë!

U kam ndërmend ditë e natë hej

Kur dëgjon zanin e nanës, qysh e len qingji kopenë,
blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë,
blegërin dy tri herë, edhe ikën e merr dhenë.

ref. [2x]
Oj Kosovë o, nana ime,
ndonëse jam o, i mërguar,
dashninë tane zemra, kurrë s’ka me harrue.

Njashtu dhe kjo zemra ime, më len tek jam mua,
vjen me vrap me deshirë, atje ndër viset tua,
vjen me vrap me deshirë, atje ndër viset tua.

ref. [2x]
Oj Kosovë o, nana ime,
ndonëse jam o, i mërguar,
dashninë tane zemra, kurrë s’ka me harrue.

Kontribuan:
Gentleman
Komente 0