TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Imazhi Yt
Ilir Shaqiri
Imazhi Yt

Melodia dhe teksti u krijua nga vetë artisti, teksa këngën e orkestroi Naim Krasniqi.
Teksti :: Song Lyrics
Trokitjen tënde e ndjej
N’dritare bjen lehtë e lehtë
Pikat e shiut më gënjejnë
Imazhi yt po m’ndjek

S’të harroj dot asnjëherë
S’të harroj jo kurrsesi
Ty o shpirt aromë pranvere
Që më mbush plot dashuri

Ti që din shpirti im
Hirin tim t’ma kthesh në prush
Ti që zemrën ma lexon
Sikur ti, tjetër askush

Janë dritë sytë e tua
Janë diell, janë det i qetë
Dashuri që m’zu mua
Më rrëmbeu të tërin përjetë

Frymëmarrjen tënde e ndjej
Nji fije e flokut n’jastek
Pikat e shiut më gënjejnë
Çdo ëndërr ka dhe një shteg

Si zogjtë e vjeshtës mërgojmë
Çdo ikje ka dhe një kthim
Kur zemrat fort dashurojnë
Largësitë nuk janë harrim

Ti që din shpirti im
Hirin tim t’ma kthesh në prush
Ti që zemrën ma lexon
Sikur ti, tjetër askush

Janë dritë sytë e tua
Janë diell, janë det i qetë
Dashuri që m’zu mua
Më rrëmbeu të tërin përjetë
Komente 0