TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Kush Si Këtu Dashni Nuk T'fal
Ilir Shaqiri
Kush Si Këtu Dashni Nuk T'fal

Materiali muzikor prezantohet tek audienca i kompletuar në sferën vizuale edhe me videoklip, i cili u publikua më 29 Mars 2024. Muzikën dhe tekstin e realizoi vetë këngëtari, teksa autor i orkestrimit është Xhevdet Gashi.

Teksti :: Song Lyrics

Kapërceva male dete
Nëpër udhët e kësaj bote
||: Më mban gjallë një fije shprese
Gjallë më mban aroma jote :||

Nuk më ngrohë asgjë nga jeta
Të tan’ botën me ma dhan’
Sikur ty askund nuk gjeta
||: Nuk ma shu’n kush mallin tënd :||

Ref.:
Kush si këtu dashni nuk t’falë.
Udhët e botës janë me brinja
||: Ka me t’djeg si zjarr ky mall
Shkon flokëzezë e vjen me thinja. :||

Vendi im o shtegu i shpresës
Malli yt më lë pa gjumë
||: Ditë e natë po i them vetes
Si s’të deshta pak më shumë. :||

Nuk më ngrohë asgjë nga jeta
Të tan’ botën me ma dhan’
Sikur ty askund nuk gjeta
||: Nuk ma shu’n kush mallin tënd :||

Ref.:
Kush si këtu dashni nuk t’falë.
Udhët e botës janë me brinja
||: Ka me t’djeg si zjarr ky mall
Shkon flokëzezë e vjen me thinja. :||

Kush si këtu dashni nuk t’falë.
Udhët e botës janë me brinja
||: Ka me t’djeg si zjarr ky mall
Shkon flokëzezë e vjen me thinja. :||

Kontribuan:
Komente 0