Shemi I Ilirëve Kritikon Koncertin E Organizuar Për Pavarësinë
19-2-2014
Lideri i grupit Ilirët, Shemi, është i pakënaqur me koncertin e organizuar për pavarësinë e Kosovës dhe përzgjedhjen e grupeve që kënduan atë natë.
Rokeri mendon se më 17 shkurt në koncertin në Prishtinë duhej të kishin kënduar yjet e muzikës popullore si Shkurte Fejza e Shaqir Cërvadiku dhe jo bendet e muzikës alternative të cilët performuan atë natë.
"Koncerti i pavarësisë ka qenë ‘bullshit’. Çdo kund në botë kur ka këso lloj festash e koncertesh këndojnë këngëtarë që kanë këngë patriotike".
"Unë nuk kam asgjë kundër këngëtarëve që kanë performuar atë natë. Ata janë të gjithë artistë të mirë. Por mendoj që është dashur të jenë këngëtarët që i kanë kënduar asaj dite e çështjes tonë kombëtare".
"Është dashur të jetë Shkurte Fejza, Shaqir Cërvadiku e shumë e shumë kolegë të mi që kanë këngë patriotike që i kanë hije asaj feste. Mos të këndohet ‘Xhamadani Vija –Vija’ në këso lloj festash vërtet është mëkat", ka thënë Shemi gjatë një interviste.

(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0