Më mbaj mend (për 1 muaj)


U Promovua Libri I Autorit Imer Raçi “Pikë Tragjike”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[03-11-2015]
Në ora 18:00 në restorantin Moving u promovua libri i autorit Imer Raçi “Pikë Tragjike”. Libri është i shkruar në tregime i cili gjithsej përmban tetë tregime ku të gjitha kanë një pikë të përbashkët tragjedinë, prandaj edhe u emërua “Pikë Tragjike” siç tha autori Raçi në promovimin e tij.



Në promovim të librit kishte mysafir të shumtë ku rreth librit foli Yllka Imeri e cila ishte recensente e librit “Pikë Tragjike” dhe Xhemajl Avdyli i cili ishte recensent i libri të parë të autorit Raçi “Më i Bukuri Varr”. Aty u lexuan fragmente të shkëputura nga libri i autorit Raçi “Pikë Tragjike” nga mysafirët e një nga fragmentet u lexua edhe nga mësuesja e Imerit.



Gjatë promovimit u recituan poezi të ndryshme nga aktorja Violeta Berisha e cila një herit ishte edhe nikoqire e promovimit. Mysafir të shumtë e bënë edhe më madhështore promovimin e librit si Genc Prelvukaj, Rifat Muriqi Astrit Gjocaj e shumë të tjerë të cilët ishin prezent.
 (gazetarilindja)

Dergoi: Imi123




Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet