Imer Raçi, Autori I Librit “Më I Bukuri Varr“
12-12-2014
Imeri Raçi është autori i librit "Më i bukuri varr" të cilin e promovoi dje. Libri përmban poezi të përmbledhura nga autori i cili i ka shkruar kohë pas kohe.Në një intervistë për Infodirekt.tv autori Imer Raçi ka treguar për pasionin e tij për të shkruar,për librin në fjalë dhe planet në vazhdim.
Sa kohë ka që zhvilloni pasionin tuaj për të shkruar poezi?
Raçi: Edhe pse ky është libri i parë me shkrime përkatësisht poezi, gjithmonë jam marrë me shkrime të cilat fillimisht i botoja nëpër revista dhe pastaj edhe nëpër blogje të ndryshme online. Ky pasion ka filluar shumë kohë më parë, por unë vazhdoj të kem të njejtin pasion edhe tani për të shkruar. Unë nuk shkruaj vetëm poezi, pra nuk jam kufizuar vetëm në këtë lloj të shkrimit. Unë shkruaj vazhdimisht edhe tregime dhe proza nga tematika prej më të ndryshmeve.
Prej nga ideja për një liber me poezi të këtij lloji?
Raçi: Poezitë prekin gjithçka reale andaj jam motivuar nga vet jeta, nga natyra, nga ngjarjet dhe vet koha kur kanë ndodhur disa ngjarje.
Në libër gjeni poezi me tema shumë të ndryshme, kam shkruar për familjen që është gjëja më e shtrenjët, për miqtë që janë pjesë e pandashme e jetës, për vetminë, lumturinë e shumë tema të tjera.
Kush ju ka përkrahur më së shumti për të realizuar këtë pasion tuajin?
Raçi: Për të realizuar një ëndërr duhet të kesh guxim, e kur ke guxim përkrahja vjen nga familja, miqët dhe gjithë dashamirët.
Unë për fat kam gjetur shumë përkrahje nga të gjithë dhe i jam falenderues.

E përmendët që është libri juaj i parë por a do te jetë ky i fundit?
Raçi: Jo, ky nuk do të jetë libri i fundit sepse jam duke shkruar edhe një libër me tregime i cili do të mundohem që sa më shpejt të jetë në duart e lexuesve.
Për fund a mund të na thoni cila është poezia juaj e prefeuar dhe një porosi për lexuesit?
Raçi: I falenderoj përzemërsisht të gjithë që morrën pjesë në promovimin e librit dhe ju dëshiroj lexim të këndshëm.
Poezitë nuk mund ti ndaj sepse i kam shkruajtur me përkushtim dhe pasion të gjitha, por mund të ndaj disa vargje po më kujtohen për momentin nga poezia "Ska përfunduar":
"Shpresa ime të ringjallet, edhe pse ajo s’ka vdekur. Jeta ime të filloj nga e para,ende pa përfunduar,asgjë s'ka nisur, asgjë s’ka mbaruar."

(Blerina Krasniqi/infodirekt)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0