Më mbaj mend (për 1 muaj)


Ingrit Gjoni I Rikthehet Koncerteve


Nuk ka akoma asnjë votë

[05-08-2012]
Ka sjelle ne jete pak muaj me pare djalin e saj te pare, Paridin dhe bukuroshja e skenes shqiptare i rikthehet perseri karrieres se saj artistike si dhe koncerteve muzikore.

Brunja simpatike e skenes shqiptare, eshte fotografuar nga paparacet ne nje koncert ne jug te vendit dhe duket ne forme te mire fizike.

Me nje look krejt te vecante dhe me repertorin e saj te pasur artistik, Gjoni ka ngritur ne kembe fansat e saj qe jane te shumte ne numer. Nje fund i shkurter jeshil dhe nje kemishe e gjate shumengjyreshe vertetojne qe bukuroshja, Ingrid Gjoni ka humbur kilet e shtatezanise dhe eshte rikthyer ne formen duhur. Megjithate duhet pranuar qe Ingridi eshte cilesuar gjithnje si nje femer e kolme dhe jo shume e dobet.

Edhe pas shtatezanise Ingridi i ka qendruar besnike flokeve te zeza dhe tualetit te erret, qe ajo perdor shpesh ne klipet dhe koncertet e saj.

Perpos fotove ku ajo ka performuar ne skene, Ingridi eshte fotografuar edhe me nje vogelushe bukuroshe qe mesa duket eshte nje fanse e saj. Kengetarja duket mjaft e kenaqur me vajzen dhe e ka perqafuar fort ate.

Duket se ky vit ka filluar mbare per kengetaren dhe aktoren, Ingrid Gjoni. Ne prill ajo solli ne jete djalin e saj te pare Paridin, i cili ishte fryt i dashurise 6 vjecare me te partnerin e saj, Genti. Emrin e vogelushit e ka vendosur i ati pasi ishte deshira e tij qe djali te quhej Parid. Ai mban emrin e nje prijesi, ndaj dhe bukuroshi Parid do te jete udheheqesi i lumturise familjare te ciftit.

Sukses mund te cilesohet edhe balada rrok e kengetares "Harronim te dy", te cilen Ingridi e kishte xhiruar gjate muajve te shtatezanise. Por nuk mund te leme pa permendur as kengen "Mike dhe Rivale", me kolegen dhe miken e saj te ngushte Ciljeta Xhilaga, me te cilen u nderuan me cmimin e Produksionit gjate spektaklit "Netet e Klipit".

Tani qe Ingridi i eshte rikthyer perseri karrieres se saj, jemi te sigurt qe kengetarja do te sjelle te tjera projekte artistike per fansat e saj.
 (shqiptarja)

      Ingrit Gjoni - Harronim Te Dy [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull