Më mbaj mend (për 1 muaj)


Ingrit Gjoni, Bashkimi Me Gjeto Lucën Bën Fuqinë


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  6
[16-11-2013]
Bashkimi bën fuqinë… Ky është një postulat që shërben në çdo fushë të jetës, por me sa po shohim, po rezulton shumë efikas edhe në muzikë. Tashmë këngëtarët, duke kërkuar të eksplorojnë gjëra të reja për të ardhur sa më të freskët në muzikë, i kanë kthyer sytë nga kolegët, mundësisht shumë të ndryshëm prej tyre, duke bërë duete që në përgjithësi po rezultojnë të suksesshme. Rasti më tipik i suksesit është ai i Silva Gunbardhit me Mandin, me klikime marramendëse, diku rreth 15 milionë. Ndërkohë, një nga hitet e kësaj vere ishte dueti i Nora Istrefit me Genën. Me sa duket, këtij “trendy” nuk mund t’i shpëtonte as këngëtarja Ingrit Gjoni.

E njohur vetëm për një repertor të muzikës së lehtë, kësaj here ajo ka bërë një bashkëpunim me një këngëtar të muzikës popullore, Gjeto Lucaj. Lucaj, që njihet me repertorin e këngëve popullore të veriut dhe me një zë potent, ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për t’u bërë i pranuar nga një publik pak më modern, falë Ingritit, ndërkohë që Ingridi ka sjellë një këngë më gjithpërfshirëse në shije, falë një këngëtari popullor. Edhe pse duket si një çift i çuditshëm, në fakt kanë bërë një këngë që ka rezultuar e suksesshme, madje mund të themi se, edhe pse ka vetëm 10 ditë që ka dalë, kënga është parë në youtube 230 mijë herë, një rekord ky krahasuar me këngët e tjera të Ingridit. Pra, nëse Ingridi ka dashur të bëjë diçka për tregun, që të bëjë boom, mund të themi se ia ka dalë.
 (Panorama)

      Ingrit Gjoni - Hajde Sonte (Feat.Gjeto Luca) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet